Home Politike “E ka humbur fuqinë…”, Kreshnik Spahiu: Gabojmë kur identifikojmë opozitën me PD,...

“E ka humbur fuqinë…”, Kreshnik Spahiu: Gabojmë kur identifikojmë opozitën me PD, duhet rotacion

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” tha se një nga gabimet që ne bëjmë është se e identifikojmë opozitën me Partinë Demokratike ndërkohë që kjo e fundit prej dy vitesh e ka humbur fuqinë për të qenë forcë e dytë.

“Se ç’bëjnë këta me partitë e tyre është e drejta e tyre. Çështja është më madhore, cila është formula që sjell rotacionin politik?

E sjell një logo ku bashkohen  në një koalicion të gjitha partitë apo e sjellin disa miniopozita duke bërë të mundur që të grupohen të gjitha ideologjitë, këtu fillon e mbaron analiza.

Ne gabojmë nëse e identifikojmë opozitën me një apo dy individë  dhe gabojmë kur e identifikojmë Partinë Demokratike me opozitën. Partia Demokratike e ka humbur fuqinë për të qenë edhe forcë e dytë.

Previous articleI kërkuan dorëheqjen pas humbjes, Berisha: Ata do vdesin me emrin tim në gojë. Na mbështesin 500 mijë qytetarë
Next articleTë gjithë për tallava, asnjë për revolucion