Këngëtarja e njohur Fjolla Morina u arrestua 2 javë më parë në një nga lokalet në Prishtinë. Ajo është dënuar me 6 vite burg në mungesë për veprën penale ‘trafikim armësh.
Gjykata e Prishtinës, mori vendimin që këngëtarja të mbahet në paraburgim për 40 ditë deri në një vendim të radhës, e që mund të jetë ekstradimi në Shqipëri, meqë këngëtarja kërkohet nga autoritetet në vendin tonë.
Mirëpo, ditën e djeshme bashkëshorti i saj Fisnik Syla, ngriti dyshimet se Fjolla Morina mund të ketë dalë nga burgu.
Vajza e saj e vogël Alayah festoi 6-vjetorin e lindjes dhe Fisniku publikoi një foto ku e mban të voglën në krah ndërsa në foto ndodhet edhe Fjolla.
Ende nuk dihet nëse Fjolla Morina ka dalë nga burgu apo kjo është një foto e vjetër e tyre.