Home Slideri E bujshme! UEFA përjashton Skënderbeun. Pritet arrestimi i Dukës dhe përkrahësve të...

E bujshme! UEFA përjashton Skënderbeun. Pritet arrestimi i Dukës dhe përkrahësve të tij

U përfshi në trukime, UEFA përjashton 10 vjet Skënderbeun dhe e gjobit 1 mln euro

Ajo që ishte paralajmëruar ndodhi: një skuadër shqiptare përjashtohet me dhjetë vjet nga Europa. Dokumenti është zbuluar tashmë dhe është zyrtar. Kështu, klubi i Skënderbeut është dënuar me 10 vite përjashtim nga të gjitha kompeticionet e UEFA-s. Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në UEFA, ka marrë vendimin drastik për klubin korçar, duke i dhënë kështu një përjashtim shumë të rëndë.

“Panorama Sport” ka mësuar ekskluzivisht se Skënderbeu është dënuar në vendimin e datës 7 shkurt 2018, nga komisionet disiplinore pranë organit më të lartë të organizatës europiane të futbollit. Gjithashtu, bashkëngjitur me dënimin prej 10 vitesh, Skënderbeut i shtohet edhe një gjobë e majme, prej plot 1.000.000 eurosh. Në vendimin që mban datën 7 shkurt, gjithashtu thuhet se Inspektorët e Disiplinës dhe të Etikës mund të shtojnë prova apo informacione shtesë në lidhje me këtë çështje. Më poshtë, edhe vendimi i plotë.

U përfshi në trukime, UEFA përjashton 10 vjet Skënderbeun dhe e gjobit 1 mln euro