Rasti Mbappé’ nuk ndalet së habituri çdo ditë që kalon. Sulmuesi francez është protagonisti i madh i merkatos së transferimeve këtë verë dhe thekson se kështu do të jetë edhe në janar dhe në verën e vitit të ardhshëm.
Tani, kthesa e re e skenarit të gjithë kësaj telenovele vjen nga Sky Sports ku sigurojnë se Mbappé është në negociata me PSG-në për të rinovuar kontratën e tij që në parim skadon në vitin 2024. Sipas këtij mediumi, në tavolinë janë dy opsione. E para është nënshkrimi i një viti më shumë, deri në vitin 2025 dhe i dyti është nënshkrimi i një kontrate të re dhe rrjedhimisht me kushte të reja.
Nga ana tjetër, në Francë sigurojnë se bardhezinjtë do të paraqesin një ofertë për Mbappen në fund të kësaj jave, në ditët e fundit të merkatos, siç njoftoi javën e kaluar Bild.