Home Opinion E ardhmja jonë në m… të thellë!

E ardhmja jonë në m… të thellë!

Faik-Krasniqi_5Djali: Babi, më duhet të bëj një hartim për shkollën. A mund të të pyes diçka?
I ati: Po si jo, biri im, çfarë don të pyesësh?
Djali: Ç´është politika?
I ati: Hmm, le të marrim shtëpinë tonë si shembull. Unë jam ai që merr rrogë kështu që le të quhem -Qeveria. Mamaja jote është ajo që merret me lëvrimin e parave, kështu ate e quajmë -Parlamenti. Ne kujdesemi për ty dhe interesat e tua, kështuqë ne të quajmë ty -Populli. Pastaj shërbëtoren e quajmë si Klasa Punëtore dhe vëllain tënd të sapolindur, si e Ardhmja.
A e kuptove?
Djali: Jo tamam, por…, dhe në atë moment zingëroi telefoni dhe babi e mori telefonin… sqarimet më të hollësishme sikur mbetën për herën tjetër.
Atë natë u zgjua djali pasi që vëllai i vogël qante, dhe shkoi për të shikuar se çfarë kishte që nuk shkonte. Ai vuri re që vëllai i kishte mbushur brekët, kështu që shkoi tek dhoma e prindërve ku gjeti të ëmën në një gjumë të thellë. Atëherë djali shkoi tek dhoma e shërbëtores ku pa nëpermjet vrimës së çelësit t´jatin në krevat me shërbëtorën. Asnjëri nga përsonat në krevat nuk dëgjoi trokitjet e kujdesshme të djalit, kështu që djali u kthye tek dhoma e tij dhe u zhyt në shtrat.
Mëngjesin që pasoi:
Djali: Babi, më duket se e kam kuptuar tani se çfarë është politika.
I ati: Sa mirë biri im, ma shpjego mua tani me fjalët e tua.
Djali: Mirë, ndërsa Qeveria i hypën Klasës Punëtore, Parlamenti fle në gjumë të ëmbël.
Popullit nuk i vihet veshi fare ndërsa e Ardhmja është plot e përplot me m… kundërmim Në këtë vend ka humbur shpresa!
Ndoshta ju duket e habitshme që pyes, ndoshta edhe e papranueshme një pyetje e tillë, por nisur nga ajo që shoh, dëgjoj, ndjej nuk më tingëllon e huaj kjo mëdyshje… Rinia është e ardhmja apo jo? E pra kjo rini më duket kaq pa horizont, e mbyllur, mendjengushtë, pa objektiva, parime, norma, ideale të asnjë lloji…ndaj dhe dyshoj të kemi një të ardhme premtuese. Shpresa na mban gjallë. Në qoftëse vdes shpresa mbaron gjithçka! Humbja e një shprese do të thotë të humbësh ëndrrat tua për një të ardhme! Por ky popull, kjo rini vitale e ka humbur shpresën se në këtë vend mund të gjejnë një punë, mund të kenë një jetë të dinjitetshme. Prandaj edhe shumica e të rinjëve për shkak që e kanë humbur shpresën në vendin e tyre, kanë marrë arratinë për një jetë më të mirë në perëndim! Kjo politikë e mbrapshtë dhe kriminale, që për 15 vite e kanë udhëhequr këtë popull, është fajtore për këtë ekzod masiv të popullatës dhe humbjes së shpresës! Faik KRASNIQI