Home Politike Dyrnjaja reagon për hetimin e 21 janarit: Politika nuk është e interesuar...

Dyrnjaja reagon për hetimin e 21 janarit: Politika nuk është e interesuar që kjo çështje të zbardhet

Analisti Denis Dyrnjaja tha në studion e emisionit “Të Paeskpozuarit” se çështja e 21 janarit ku u vranë 4 shtetas, është përdorur dhe po përdoret politikisht nga politika. Ai fajësoi të dyja palët, pozitën dhe opozitën se janë të interesuar që kjo çështje të mos zbardhet. “Katër viktimat vriten çdo 21 janar, kur teatri politik vihet në skenë dhe Rama me karafilin e përmotshëm, që freskohet çdo 21 janar dhe thjesht ndërrohen figurat që i rrinë nga pas.

“Edhe pse ngjan si ironi, kjo ngjarje ka degraduar deri në këtë pikë, sa duket si komendi nga pikëpamja politike. Pse duhet të kujtohet sot partia që ka 10 vite në pushtet për të rihapur një çështje që kishte mundësi ta shtynte fort politikisht për t’u hetuar. Ajo është përdorur politikisht, u intereson palëve që të ishte vetëm në rrafshin politik, jo në atë ligjor, siç duhej të ishte. Praktikisht Ramës i interesoi vetëm që të vinte në pushtet, e përdori, u dha dëmshpërblimin, kujt dëshiroi që ta merrnin, ndërsa familja Nika ka treguar dinjitet duke refuzuar çdo lloj shpërblimi, përveç të vërtetës. E vërteta nuk blihet me para dhe kjo është nga aktet më dinjitoze njerëzore, pa dashur të fyej familjet e tjera që kanë pranuar shpërblimin nga qeveria që, gjithsesi, edhe ato duan drejtësi.

E sigurt është që ka dy palë që vënë në dyshim audion e nxjerrë nga kolegu Artan Hoxha. Ministri i Drejtësisë, Manja që nuk ishte i sigurtë për autenticitetin dhe kryetari i PD-së, Berisha që tha menjëherë se është e manipuluar. Pra shohim një pikë takimi mes palëve kundërshtare dhe kjo të bën të kuptosh se politika nuk është e interesuar që kjo çështje të zbardhet”-tha Dyrnjaja.

Previous articleProtestë kundër Albin Kurtit, fëmijët e dëshmorëve: Mos na shkel në gjak!
Next articleHoroskopi për sot, 24 janar 2023