Home Kronika “Dyndje” në SPAK/ Merret në pyetje edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, për më...

“Dyndje” në SPAK/ Merret në pyetje edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, për më shumë se tre orë…

Një ditë më parë është thirrur në SPAK ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

Bëhet me dije se Dako ka dhënë sqarime për më shumë se tre orë në Prokurori, ndaj të cilit janë bërë kallëzime për shembjen e disa ndërtesave pas tërmetit që goditi vendin në Nëntor të vitit 2019.

Një nga kallëzimet është bërë nga banorë të një pallati me dyshimin se ka ndryshuar lejen e ndërtimit për një pallat nga 10 në 14 kate.

Një tjetër kallëzim është depozituar nga Partia Demokratike në lidhje me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i Nëntorit.

Previous articleRritet në 780 euro paga minimale në Greqi
Next articleOsmani: Marrëveshja pasi të nëshkruhet do të votohet në Kuvendin e Kosovës