Home Kronika Dy turistë italianë gjejnë kuletën plot me lekë në Lushnjë dhe e...

Dy turistë italianë gjejnë kuletën plot me lekë në Lushnjë dhe e dorëzojnë në polici

Pas videos virale të turistëve italianë që ikin pa paguar darkën në restorantin në Berat, këtë herë dy turistë po italianë, kanë bërë një gjest për tu vlerësuar në Lushnjë.

Dy turistët italianë, duke udhëtuar me biçikletë kanë gjetur në rrugë një portofol me një shumë parash dhe e kanë dorëzuar në komisariatin e policisë. Burimet  thanë se brenda kuletës ishte një shumë prej rreth 50 mijë lekësh.

Policia thotë se pasi kanë kryer verifikimet në bazë të kartës ID që ishte në portofol, kanë njoftuar shtetasin që e kishte humbur, i cili është paraqitur në Komisariat për të marrë portofolin me shumën e konsiderueshme të parave, kartat bankare dhe kartën e identitetit.

Pasi ka marrë portofolin, ai ka falënderuar punonjësit e Policisë dhe dy turistët italianë, për gjestin e tyre.

Previous articleAnglia kundër Spanjës në finalen e Kampionatin Botëror
Next articleNapoli e nis me “marshin e tretë”, dopietë e Osimhen që në start, debutojnë dy shqiptarë në Serie A