Dy pikat kufitare Jarinë dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të bllokuara nga barrikadat e vendosura që më datë 10 dhjetor.Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se në pikat tjerat kufitare nuk ka pritje të gjata, as në hyrje të Kosovës, e as në dalje. Dje me paralajmërim të presidentit serb Aleksandër Vuçiç u vendos që barrikadat në veri të Kosovës të hiqen. Kamionët dhe mjetet e artilerisë së rëndë janë larguar në fshatin Rudarë, i cili gjendet në komunën e Zveçanit, në komunën e Leposaviçit dhe të Zubin Potokut.
Prej 20 ditësh veriu i Kosovës ka qëndruar i bllokuar. Në pikat kufitare prezentë kanë qenë patrullat e KFOR e cila nga momenti në moment priste heqjen e barrikadave por kjo do të shkaktonte më shumë tensione mes vendeve. Vetëm ndryshimi i aktakuzës të Dejan Pantiç nga paraburgimi në arrest shtëpiak, bindi serbët që të hiqnin barrikadat të cilat kishin bllokuar prej më shumë se 3 javësh veriun e Kosovës. Mbrëmjen e 28 dhjetorit, presidenti serb Aleksandar Vuçiç zhvilloi një takim me kazermën e Ushtrisë Serbe në Rashkë, afër kufirit me Kosovën, me pjesëtarë të komunitetit serb për të diskutuar mbi mundësinë e heqjes së barrikadave.
Vuçiç në takim hyri me idenë që do pranonte çdo përgjigje që i japin serbët, pro ose kundër heqjes së barrikadave. Pas takimit ai vednosi të njoftonte heqjen e barrikadave, të cilat nisën të zhvendoseshin nga pikat kufitare mëngjesin e djeshëm. Vuçiç theksoi se janë dhënë garanci se kërkesat e serbëve për heqjen e barrikadave do të plotësoheshin, prej të cilave është kërkesa për mos ndjekje penale të personave që vendosën barrikadat. Pala tjetër në Kosovë, pretendoi se vendimi për të liruar vendaklimet kufitare erdhi pas presionit dhe thirrjeve që SHBA dhe BE bëri ndaj presidentit serb.