Home Kosova Dy muajt e ardhshëm, kritik për dialogun Kosovë- Serbi

Dy muajt e ardhshëm, kritik për dialogun Kosovë- Serbi

largea_rohan1360662512Ish-ndërmjetësi në bisedimet për statusin e Kosovës, Albert Rohan thotë se dy muajt e ardhshëm do të jenë kritik sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për transmetuesin publik, ai thekson se megjithatë të dyja vendet po shprehin gatishmëri për të normalizuar raportet.

Për ish-ndërmjetësin në bisedimet për statusin e Kosovës, Albert Rohan takimi ndërmjet presidentes Jahjaga dhe homologut të saj serb, Nikoliq ishte më shumë simbolik pasi çështjet thelbësore do të diskutohen në nivel të kryeministrave. Rohan thotë se dy muajt të vazhdim do të jenë kritik pasi në prill Komisioni Evropian do të dalë me raport dhe shumica e problemeve që ekzistojnë midis dy vendeve duhet të gjejnë zgjidhje deri në atë kohë:

“Mendoj se është shumë korrekte. Duhet të bëhen disa marrëveshje. Së pari duhet të bëhet tërjeqja e personelit policor që gjenden në veri. Kjo është gjëja e parë të cilën mendoj se duhet bërë. Së dyti mendoj se strukturat administrative dhe shëndetësore serbe duhet të legalizohen dhe ky proces duhet të bëhet përmes zgjedhjeve lokale. Natyrisht zgjedhjet nuk mund të mbahen shumë shpejt, me siguri do të mbahet gjatë vjeshtës. Po ashtu duhet të fillojë të respektohen ligjet e Kosovës. Pra këto mendojnë se janë tri gjëra që duhet të zgjidhen. Nuk ka mbetur shumë kohë janë vetëm dy muaj dhe duhet të intenzivisht të udhëhiqet ky dialog nga negociatorët”, thekson Rohan.

Rohan thotë se të dyja vendet Kosova dhe Serbia po tregojnë vullnet politik për dialog konstruktiv dhe të drejtuar kah suksesi.

Previous articleKanin: Serbia e humbi Kosovën në fushëbetejë
Next articleDrejtoria arsimore dhe Uinversiteti urdhërojnë nxënës e studentë të takojnë Berishën