Home Kronika DVP Durrës/ Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të...

DVP Durrës/ Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 25 vjeç, banues në Kameras, Krujë, pasi në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen V. B. (këmbësore), 45 vjeçe, banuese në Luz, Krujë. 45-vjeçarja ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

-referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Ç., 28 vjeç, banues në lagjen nr.1, Durrës, pasi në rrugën “Dëshmorët”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një 13-vjeçar që lëvizte me biçikletë. 13-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

-referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. T, 35 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës, pasi në Shijak, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen N. D. (këmbësore), 45 vjeçe, banuese në Shijak, e cila pasi mori asistencën mjekësore në spital, u largua në banesë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. M., 40 vjeç, banues në lagjen nr. 17, Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më datë 24.01.2023, rreth orës 10:30, është gjetur e pajetë dhe pa shenja dhune, në banesën e saj, në lagjen nr.18, Durrës, shtetasja B. M., 84 vjeçe. Paraprakisht, dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.

Krujë/Informacion paraprak- Në fshatin Kameras, Krujë, 2 shtetas ende të paidentifikuar, janë futur në banesën e shtetases E. K., dhe i kanë marrë 800 euro. Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Previous articleNjë regjisor për CR7, Al-Nassr rezervon liderin e Real Madrid
Next articleArrestimi i zyrtarit të FBI dhe lidhjet me Shqipërinë, Gjiknuri: Akuzat e opozitës groteske! Akuzohet një shqiptar që ‘lëviz fijet’ e botës