Home Kronika DVP Durrës/ Policia, kontrolle të shtuara për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes...

DVP Durrës/ Policia, kontrolle të shtuara për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike

Si rezultat i kontrolleve u arrestua në flagrancë një 37-vjeçar që kishte fshehur kanabis në automjetin që drejtonte.

Procedohet penalisht dhe pasagjeri në automjet.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 37 vjeç, banues në Durrës. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin shtetasin italian M. R., 30 vjeç.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në automjetin tip “Citroen”, me drejtues shtetasin A. K. dhe pasagjer shtetasin M. R., kanë gjetur të fshehur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Previous articleVettingu, 1/3 e gjyqtarëve dhe prokurorëve në dorën e motrës së Belinda Ballukut. Pamela Qirko firmosi 56 shkarkime
Next articleFacebook ndjek Musk: Pagesë mujore për llogarinë e verifikuar