Home Opinion Durrësi është i të gjithëve

Durrësi është i të gjithëve

alqi kadenasiNga Alqi Kadenasi / U mbushën nëntë muaj që opozita, nisi bojkotimin e pushtetit lolal në Durrës. Bojkotimi pas zgjedhor i këtij pushteti në Durrës ( por edhe më gjerë) nga PD, nuk është befasi. Një qëndrim i tillë, pasoi bojkotin parlamentar të përsëritur deri në papërgjegjshmëri nga partia e Berishës, pas zgjedhjeve të ’97 dhe atë pas referendumit kushtetues. Bojkoti, duket se pjell bojkotin. Shumë e çuditshme, por sidoqoftë e pritshme, që bojkoti i tretë, ai i pushtetit vendor, pas nëntë muajsh, po nxit një tjetër bojkot të rradhës. Është seria e katërt e tij.Po rilind bojkoti parlamentar. Zinxhirit të bojkotimit, po i shtohet edhe një hallkë e re. Një vëzhgues, sadopak neutral, nuk e ka të vështirë të analizojë pasojat e këtij zinxhiri që i ka lidhur opozitës së Berishës, mëndjen dhe vullnetin pozitiv edhe në Durrës. Pa dashur të bëjmë analizën tërësore të këtij fenomeni, mendoj se ia vlen të ndalemi në efektet e tij në Durrës për vetë PD-në dhe më gjerë. Së pari, ky vendim e ka nxjerë PD-në në Durrës në periferi të ndikimit politik. Mjafton të kujtojmë se, bojkoti parlamentar i ’97, nxiti lindjen në Durrës të elementëve të pare të PDR, përfaqsuar nga ish kryetari i PD-së dhe ish deputeti Xhaferri. Bojkotimi i referendumit për kushtetutën nga PD në Durrës, solli si pasojë që, elektorati durrsak që mori pjesë në votim, të bojkotojë vetë alternative që u ofroi kjo parti në këtë referendum. Por, ajo që e nxorri plotësisht jashtë loje PD-në në Durrës, ishte bojkotimi që pasoi humbjen e bashkisë së Durrësit nga ana e saj. Me bojkotimin standart të mbajtur prej saj , me vullnet të plotë, ajo ka braktisur përgjegjësitë që ka ndaj interesave të votuesve dhe të ardhmes së qytetit. Vetëm në këta shtatë muaj, për Durrësin janë investuar apo janë në process investimi, afro 1.4 milion $.Cili është kontributi i PD-së nëDurrës, i këshilltarëve të saj, në përcaktimin e politikave investuese, apo prioriteteve në këtë drejtim?. Nga ana tjetër, qeveria ka premtuar se,deri në përfundim të mandatit tre vjeçar të socialistëve, në Durrës, do të investohen për qytetin, afro 7 milion $. Do të vijojnë këshilltarët e PD-së, të qëndrojnë jashtë dyerve të këshillit bashkiak?. Çfarë do t’I thonë elektoratit të vet, në fund të mandatit tre vjeçar në opozitë?. Por, pasoja më e rëndë dhe më e fundit e politikës së mësipërme që mban kjo force politike, është humbja e thellë e zgjedhjeve të fundit parlamentare. Kjo humbje, veç të tjerash, është sponsorizuar nga humbja e bashkisë së Durrësit dhe bojkoti që e pasoi atë. Ky bojkotim absurd, që fatkeqësisht vazhdon, solli me vete çorjentimin politik të PD-së në Durrës, luftën brënda llojit dhe fragmentarizimin e saj. Ajo që të trishton, është seria e re e bojkotimit që po përgatit sërish, partia e Berishës. E keqja, si përherë, pjell të keqen. Është në interesin e qytetit që kjo politikë të marrë fund. Ashtu, sikundër është shans i këshilltarëve aktualë të PD-së në bashkinë e Durrësit, të marrin përsipër përgjegjësitë e votes së durrsakëve, e të zënë vëndet e tyre në këshillin bashkiak. Për hir të së vërtetës, do pranuar se prezenca e tyre është shumë e nevojshme. Ashtu sikundër e ka përcaktuar mjeku, kryetar i bashkisë Dr.Hoti, opozita në bashki është mushkëria e dytë e saj.Pa këtë mushkëri, organizmi bashkiak, nuk mund të jetë plotësisht i fuqishëm dhe i shëndetshëm. Së fundi, pa dashur të ndikojmë në ndonjë zgjidhje të gabuar, pyesim: – Pse PD, në Durrës, u kërkon këshilltarëve të vet, të mbajnë besën për bojkotin tashmë nëntë muaj dhe nga ana tjetër bërtet, hap gjyq, kur më të rrallë ndonjë nga nënpunësit e shumtë të bashkisë, humbet vëndin e punës, në administratën e kësaj të fundit?. Akoma më kontradiktor është ky qëndrim, kur kujtojmë që kohët e fundit, në bashki, e cila drejtohet nga PS, është punësuar edhe ndonjë nga figurat e rëndësishme të PD-së dhe kjo e fundit, ka heshtur!. Pse PD, nuk u kërkon këtyre militantëve të vet, të bojkotojnë detyrën, të japin dorëheqjen prej saj?. Përkundrazi, synon që rradhët e saj në bashki, dhe jo vetëm aty, t’I shtojë sa here t’I jepet rasti dhe mundësia që siguron ligji apo maliqi. Në kushtet kur vetë unë, kam qënë tetë vite me rradhë, drejtues i opozitës bashkiake në Durrës, e ndjej sinqerisht se ç’do të thotë të mos kesh ( bësh) opozitë. Ndaj, është rasti, për një tjetër ftesë: – “Zotërinj këshilltarë të PD-së, perpektiva e zhvillimit të qytetit është e qartë, ju ftoj të këpusni zinxhirët e bojkotit dhe të nisni kontributin tuaj të çmuar për qytetin tone të përbashkët”. Në tetor të 2002, nëqoftë se këshilltarët e PD-së, nuk zënë vëndet e tyre në këshill ,në zbatim të ligjit, vetë PD, humbet ligjërisht përfaqsimin e saj në këtë këshill. Kjo nuk duhet të ndodhë.
(botuar më 2 gusht 2001)