Më 3 dhjetor 2019, Zyra Rajonale e Punësimit Durrës njoftoi se pallati ku jetonte një nga punonjëset e zyrës së Punës Durrës Flutra Konomi me familjen e saj u shkatërrua plotësisht. Ky është pallati që në media është identifikuar si pallati 6-katesh pranë ish-kënetës. Për mrekulli, Flutra, bashkëshorti i saj Leonardi dhe vajza e saj Elkida, shpëtuan gjallë në katin e fundit të pallatit.
Ata kanë humbur njerëzit e tyre më të dashur, kanë humbur gjithçka që kishin ndërtuar dhe janë në një gjendje shumë të rëndë psikologjike dhe ekonomike. Ata kanë nevojën, dëshirën dhe forën për të rifilluar gjithçka nga e para.
Për t’ua lehtësuar situatën ku janë dhe për t’i ndihmuar, Zyra Rajonale e Punësimit Durrës po kërkon ndihmë në formën e donacioneve financiare për familjen e saj.
Ja llogaria në CREDINS BANK:
Leonard Konomi
Llogaria EUR: 00001303943 IBAN: AL51 2121 2471 0000 0000 0130 3943
Llogaria LEK: 00001303940 IBAN: AL35 2121 2471 0000 0000 0130 394 /th.m
Home Aktualitet Durrës. Zyra e Punës: Ndihmoni familjen Konomi, shpëtoi mrekullisht nga vdekja në...