Home Aktualitet Durrës, Të gjitha institucionet e shtetit kërcënojnë punonjësit: Plotësoni formularin për PD-në

Durrës, Të gjitha institucionet e shtetit kërcënojnë punonjësit: Plotësoni formularin për PD-në

keshilli-i-qarkut-durres1Nga Xhevo Gradica / Arsimi, shëndetësia, ujësjellësi, elektriku, porti në krye të listës

Institucionet dhe ndërmarrjet e shtetit kanë nisur në mesjavë garën mes tyre për të dërguar në zyrat e PD listat më të gjata me emrat e votuesve për PD, lista të mbledhura në mënyrë të kundërligjshme. Formularët kanë qarkulluar dorë më dorë dhe pasi janë plotësuar në fshehtësi, janë kthyer në zyrat e drejtuesve të administratës. Veprime të tilla janë cilësuar të ulta e të shëmtuara, por nga ana tjetër janë të shumtë të punësuar në shtet që me dhe pa dashje kanë firmosur. Më të zellshmit për të bërë një veprim të tillë antiligjor kanë qenë drejtori spitalit Taulant Baku, ai i arsimit i njohur edhe si ndër drejtuesit më të korruptuar Filip Gjonçi, drejtori ujësjellësit Doklead Ademi, ai i elektrikut (CEZ) Neritan Gole, drejtori portit, piramida korrupsionit Eduart Ndreu për të vijuar lista me thuajse të gjitha ndërmarrjet, institucionet dhe shoqëritë shtetërore. Formularët kanë hyrë ilegalisht(fshehurazi) në institucione e ndërmarrje për të vijaur në të njëjtën skemë në plotësim dhe kthim të tyre tek eprori. Shumë të punësuar e pranojnë hapur presionin që u është ushtruar duke thënë se kanë vënë në diejni edhe personat që më pas do të kërkojnë llogari për këto veprime të paligjshme. PD në Durrës nuk e ka për herë të parë një veprim të tillë pasi bluzat e bardha, mësuesit dhe nxënësit ashtu si dhe pjesë të administratës së shumë ndërmarrjeve janë përballur me vulgaritetin e drejtuesve edhe të tjera herë. Këtë herë formularët kanë kaluar pavion më pavion, në reparte e salla, në klinika, zyra, ambulanca, poliklinika, laboratore të spitalit. Të përjashtuar nga ky lloj “privilegji” kanë qenë vetëm ata eksponentë të cilët janë të deklaruar si rebelë në institucione e ndërmarrje, kurse pjesa tjetër ka pasur afat vetëm 40 minuta për ta mbushur të gjithë formularin. Në krye të formularit është lënë hapsira për emrin e personit të cilit “i besohet” plotësimi dhe më poshtë hapsirat e kolonat për emrin e antarëve të tjerë të familjes e fisit së bashku me numrin e telefonit celularë. Veprimet irituese janë shtrirë në të gjitha strukturat e arsimit. Mësues e edukatorë janë marrë tek e tek në zyrë dhe pasi u është lënë në dorë formulari, janë poroositur të mbyllin gojën dhe të tregohen të matur për të mos marrë veten më “qafë”. Administrata e Drejtorisë Arsimore në Durrës mësohet se e ka plotësuar me shumë qejf dhe pa kundërshti pasi ata gjatë mandatit qeverisës të PD kanë abuzuar pa iu dridhur qerpiku.madje kanë qenë edhe të zellshëm për ta mbikqyrë këtë “proces” të paligjshëm. Çdonjëri nga punonjësit e administratës së shtetit, ndërmarrjeve dhe insritucioneve, duke mos hequr as roje, sanitarë, kaldaistë, shoferë, elektricistë e të tjerë, duhet të gjejnë në shtëpitë dhe fisin apo shoqërinë e tyre jo më pak se dhjetë emra dhe këtyre u kanë marrë e u kanë shënuar edhe numrin e telefonit. Kjo është edhe faza e parë. Më pas, grupet e ngritur tek Albide nis përpunimin e tyre duke marrë një nga një të përfshirët në listë. Nëse ndonjëri prej tyre pohon se nuk ka dijeni, apo se nuk e ka ndarë ende mendjen për subjektin që do të votojë, tërë mllefi bie tek kryesuesi listës, pra tek punonjësi shtetit. Kjo ka vënë në siklet të punësuarit në shtet pasi në jo pak raste është shoqëruar edhe me sherre. Arsimi e ka shpërndarë gjithandej këtë formularë duke e dërguar jo vetëm në çdo shkollë e kopësht, por edhe duke nisur grumbullimin e tyre për ta dërguar më pas tek zyrat e PD në Durrës. Si edhe për rastin e grumbullimit të fotokopjove për kartat e identitetit të mësuesve dhe edukatoreve, listës dhe të dhënave për të punësuar pas vitit 2005 ( kohë që qeveria nisi të drejtohej nga PD), apo edhe listës së nxënësve për t’u deklaruar si antarësime të reja në PD, guximin për të shkelur ligjin e kanë marrë vet drejtorët e shkollave dhe kryetarët e sindikatave të vetshpallur e të emëruar nga krerët e arsimit. Të gjithë nxënësit e shkollave të mesme të cilët janë të moshës 17 vjeç e lartë janë përfshirë në listën e cila iu dha Berishës si listë e antarësimit të 3 mijë të rinjve në PD dhe që kryeministri i mori si të vërteta në takimin e tij me të rinjtë në Sukth vetëm dy muaj më parë. Sot në Durrës më shumë se 90 përqind e drejtorëve të shkollave të arsimit 9-vjeçar e të mesëm, ashtu si dhe kryetarët e sindikatave deklarohen se janë të pavarur dhe se nuk bëjnë pjesë në parti politike, madje as që u intereson. Por janë pikërisht ata që kanë marrë me sell të shkelin ligjin për të bërë veprime të tilla. kjo kategori drejtorësh dhe krerë sindikate janë marrë në këto tetë vite me shpërndajen e librave në shkolla jashtë katalogu për llogari të eprorëve, kanë falsifikuar numrin e antarëve në sindikata, kanë shpërndarë me detyrim tek nxënësit tekste, libra, harta, ushtrime… të gjitha pa asnjë vlerë, kanë manipuluar me përzgjedhjen e teksteve duke shpallur fitues të librit shkollor shtëpi botuese të lidhura me klanët e korruptuara. Të njëjtat veprime lidhur me plotësimin e formularit për listën e personave që do të votojnë PD me 23 qershor kanë bërë edhe ujësjellësi, elektriku, porti, hekurudha, drejtoria bujqësisë, qarku, prefektura dhe me rradhë.

Previous articleSpahiu: Qeveria e Berishës ka rrënuar Shërbimin e Urgjencës
Next articlePërgjumje socialiste në Durrës