Home Kronika Durrës/ Procedohen penalisht 3 shtetas për krime mjedisore

Durrës/ Procedohen penalisht 3 shtetas për krime mjedisore

Policia e Durrësit, ka proceduar penalisht 3 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, proceduan penalisht për veprën penale “”Menaxhimi i mbetjeve”, shtetasit F.N., 56 vjeç, banues në Katund Sukth dhe I.H., 51 vjeç, banues në Manëz, Durrës, pasi u konstatuan duke hedhur inerte në një parcelë në fshatin Maminas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, proceduan penalisht për veprën penale “Pushtimi i tokës”, shtetasin I.K., 62 vjeç, pasi ka pushtuar një sipërfaqe toke në pronësi të shtetasit F.B., banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

SOURCEBulevard News
Previous articleNë ditëlindjen e gjigandit të poezisë
Next articleTragjike në Durrës/ Futen në ujë pë t’u larë, mbytet babai dhe shpëton vajza