Home Kronika Durrës/ Nga dhuna në familje tek drejtimi i automjetit në gjendje të...

Durrës/ Nga dhuna në familje tek drejtimi i automjetit në gjendje të dehur, vihen në pranga 6 shtetas

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit:

-E. Xh., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;

-B. C., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

-E. P., 37 vjeç, banues në Golem, Kavajë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një shtetaseje (nëna e ish-bashkëshortes së tij).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin S. M., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi R. K., 23 vjeç, banues në lagjen nr., 14 Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Previous articleSondazhi/ Socialistët informohen më shumë nga televizionet, opozitarët nga interneti
Next articleLloji i veçantë i mandarinave klementina, vlerat fantastike