Ka ndërruar jetë nga një atak në zemër Diana Rakipi, burrnesha që u bë e njohur edhe me pseudonimin “Lali”.
Bëhet me dije se Diana është ndarë nga jeta pasditen e së dielës, në moshën 69-vjeçare, ndërkohë që për shumë vite me radhë ajo është kthyer në një “fenomen” përsa i përket traditave të hershme shqiptare dhe zgjedhjes së saj, që me vullnetin e saj të plotë vendosi ta jetonte jetën si burrneshë.
Lali u betua për t’u kthyer në burrneshë gjatë kohës që Shqipëria ishte ende nën regjimin komunist. Apeli i saj i vazhdueshëm për gratë dhe vajzat ishte: “Bëhuni të zonjat e vetes merreni fatin tuaj në dorë dhe mos u dorëzoni kurrë përballë asgjëje”.
Diana Rakipi ose Lali, siç e thërrisnin, kishte humbur kontaktet me të afërmit. Pas njoftimit që ata kanë bërë, zjarrfikësit kanë gjetur të pajetë në banesën ku jetonte.