Home Kronika DURRES/Lëvizi me automjet në trotuar, gjobitet me 18 mijë lekë drejtuesi

DURRES/Lëvizi me automjet në trotuar, gjobitet me 18 mijë lekë drejtuesi

Drejtoria Vendore e Policisë së Durrësit reagoi në lidhje me një video të postuar në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një automjet duke lëvizur në trotuar.

DVP Durrës informon se, menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës kanë kryer verifikimet për automjetin dhe kanë ndëshkuar drejtuesin e tij, me masën administrative 18 000 lekë të rinj, bazuar në Kodin Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë, konform ligjit dhe me paanshmëri.

Previous article“Burgu im qenka një vrimë”, vajza e Jakup Krasniqit publikon vargjet e shkruara nga babai në burgun e Hagës
Next articleMallakastër/ Plagosi me thikë një 22-vjeçar në pedonalen e qytetit, në pranga 38-vjeçari! Vuan nga probleme të shëndetit mendor