Home Aktualitet Durrës/ Besimtarët mbushin ujë të bekuar, kryqin e kap 30 vjeçari

Durrës/ Besimtarët mbushin ujë të bekuar, kryqin e kap 30 vjeçari

 

 

Dita e 6 Janarit, e kremtja e Pagëzimit të Zotit dhe Shpëtimtarit Jezu Krisht ose siç njihet në popull si dita e shenjtë të Ujit të Bekuar është festuar edhe në qytetin e Durrrësit nga të gjithë besimtarët e krishterë.

Në qytete të ndryshme të vendit tonë besimtarët garojnë për të kapur kryqin që hidhet në ujë nga prifti. Në Durrës ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë u zhvillua buzë detit. Besimtarët mbushën ujë të bekuar në Kishë, ashtu siç është edhe tradita. Këtë ujë do e mbajnë në shtëpi deri vitin tjetër, pasi besojnë se i ndihmon për të përballuar sëmundje dhe vështirësi me të cilat mund të hasen. Ujin e bekuar ata e morën nga një depozitë e madhe e vendosur në mjediset e jashtme të kishës.

 Berat kryqi u kap nga 26-vjeçari Pirenc Zharra,banues në lagjen “Goricë” në Berat kurse Sarandë kryqi u kap nga 42 vjeçari, Luka Todhëri. Në Vlorë ishte 19 vjeçari Kristi Komini që nxori kryqin nga Uji për të dytin vit radhazi. Ndërsa 30 vjeçari Esi Papajorgji triumfoi në ujërat e detit Adriatik. Në Pogradec, ceremonia u mbajt në Liqen, ku kryqin e kapi për herë të parë Xhoel Jaicari. Në qytetet e tjera ceremonia u zhvillua pranë shatërvanëve.

Për besimtarët e krishterë, dita e 6 Janarit simbolizon jo vetëm ditën e pagëzimit të Zotit të tyre Jezu Krishtit, por edhe pastrimin e të gjitha ujërave të ndotur në mbarë botën, duke lajmëruar faljen e mëkateve dhe mëshirën e Perëndisë. Pas ceremonisë, besimtarët e krishterë i drejtohen Kishës për të mbushur shishe me ujë të bekuar, të cilin e marrin në shtëpi dhe e mbajnë për gjithë vitin, pasi ky ujë për ta shërben për të shëruar shpirtrat dhe trupin dhe pihet sa herë kur ata janë të sëmurë.