Home Kronika Durrës/ Bënte ‘namin’ në shkolla, kapet në flagrancë 18-vjeçari që ishte kthyer...

Durrës/ Bënte ‘namin’ në shkolla, kapet në flagrancë 18-vjeçari që ishte kthyer në ‘makthin’ e qytetarëve

Një 18-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi është kapur në në flagrancë, duke vjedhur biçikletën e një shtetasi.

O.H. ishte gjithashtu përgjegjës për një sërë vjedhjes të tjera, duke filluar nga instalimet elektrike të godinës së një shkolle jopublike deri te veglat e punës, në një pallat në rikonstruksion.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Seriali 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat hetimore dhe operacionale të DVP Durrës.

Zbardhen disa vjedhje të ndodhura ditët e fundit, në qytetin e Durrësit, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale.

Sekuestrohen veshjet dhe pajisjet që dyshohet se 18-vjeçari i përdorte gjatë vjedhjeve.

Shërbimet e Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat hetimore dhe operacionale të DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, si dhe bazuar në informacionet e grumbulluara nga denoncimet e adresuara ditët e fundit në Komisariatin e Policisë Durrës, për një shtetas që vidhte pajisje, në zona të ndryshme të qytetit të Durrësit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Seriali 2 ”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-O. H., 18 vjeç, banues në lagjen nr. 16, Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë. Ky shtetas u arrestua në flagrancë, duke vjedhur biçikletën e shtetasit M. K.

Nga veprimet e para hetimore, sendet e sekuestruara  (veshje që ky shtetas i përdorte gjatë vjedhjeve), si dhe bazuar në pamjet filmike të siguruara, u bë e mundur zbardhja e një sërë vjedhjesh, autor i të cilave dyshohet të jetë 18-vjeçari i arrestuar në flagrancë në kuadër të operacionit policor të koduar “Seriali 2”, konkretisht:

Më datë 18.06.2022, ka vjedhur një bateri kamioni në ambientet e një subjekti privat;

Më datë 14.06.2022, ka vjedhur instalimet elektrike të godinës së një shkolle jopublike;

Më datë 13.06.2022, ka vjedhur veglat e punës, në një pallat në rikonstruksion, në lagjen nr. 11, Durrës;

Më datë 13.06.2022, ka vjedhur instalimet hidraulike të godinës së një shkolle publike;

Më datë 13.06.2022, ka vjedhur instalimet elektike të godinës së një institucioni në rikonstruksion.

Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të ndodhura më parë, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.