Home Aktualitet Durrës/ Banorët e zonës së spitallës ankohen për derdhjen e ujrave të...

Durrës/ Banorët e zonës së spitallës ankohen për derdhjen e ujrave të kanalit kullues: Infrastruktura e re shumë e dobët gjë që çon në…

Banorë të lagjes nr 15, spitallë, kanë pasur probleme të vazhdueshme me ujrat e kanalit kullues të ujrave, por edhe tashmë pas mbylljes së këtij kanali me beton, banoret vijojnë te shprehin shqetesime.

Kjo pasi mbi një zonë  të udhëkryqit, derdhen ujra të shumta nga shiu dhe infrastruktura e re e kanalit nuk ka vend pritjeje të ujrave që vijnë me sasira të mëdha nga kodrat për rreth. Dhe ato përfunfojnë sipas banoreve në banesa anash kanalit. Banorët kanë vërejtje te ndryshme të cilat duhen të merren parasyshë, pasi nderhyrjet qe janë bërë, duke pasur parasyshë vërejtjet që kanë, mund të ishin bërë më të mira për ta dhe të eleminonin shqetesimet. Ngritja e strukturës së betonit të kanalit, mbi nivelin normal të kanalit të vjeter, ka bërë që para banesave të krijohet një kanal i ri, që gjithsesi sjell përsëri probleme për banesat pranë këtij kanali.

Previous articleVIDEO po bëhet virale/ Momenti kur Erdogan u jep para fëmijëve të pastrehë nga tërmeti
Next articleVotoi Messin dhe jo Benzema/ Tifozët kërkojnë menjëherë largimin e mbrojtësit të Real Madrid