Home Aktualitet Durrës/ Banorët e shqetësuar nga rrjedhja e gazit: Autoboti erdhi këtu dhe...

Durrës/ Banorët e shqetësuar nga rrjedhja e gazit: Autoboti erdhi këtu dhe plasi! Po japin shenjë shfarosjeje

Banorët në Porto Romano shprehen të shqetësuar për rrjedhjen e gazit në cisterna dhe kërkojnë që të largohen prej zonës së tyre.

“Jemi të shqetësuar se nuk është hera e parë. Ja mori flakë kjo. Nuk ka shtet. Nëse ka shtet, të vërë dorë e të thotë që t’i zhvendosin pajisjet në një vend ku nuk ka popullsi. Nuk duam të mbyllet biznesi, por t’i heqin nga këtu e t’i cojnë në një vend tjetër se kemi fëmijë.

Dëgjuam zhurmë të madhe, erë. Nuk është hera e parë që po na japin shenjë për tu shfaros. Sot, një autobot i madh që mbushet me gaz erdhi këtu dhe plasi. Të gjithë kanë ikur. Frikën e kemi që kur ka ardhur gazi në Shqipëri.

Këtu nuk është hera e parë. Para 3 muajve ka plasur dhe kanë dalë flakë. Kemi bërë protesta, shkuam te bashkia, ngritëm komision, s’kemi as përgjigje”, thanë banorët.

Ndërsa një nxënës u shpreh drejtori i njoftoi që të shkonin nëpër shtëpi për shkak të frikës.

“Ishim në orën e katërt kur na lajmëroi drejtori dhe tha mos kini frikë. Thamë se ngelëm aty. Drejtori mori policinë dhe zjarrfikëset në telefon dhe erdhën”, tha nxënësi.

Previous articleDurrës/ Protestë për shtëpitë e tërmetit, banorët nuk duan të zhvendosen
Next articleVuçiç pas telefonatës me Ramën dhe Kovaçevskin: Një Ballkan i hapur do të thotë paqe, së bashku jemi më të fortë