Home Kronika Durrës/ 40- vjeçarja humbi kontrollin e mjetit dhe përplasi këmbësorin, ndërron jetë...

Durrës/ 40- vjeçarja humbi kontrollin e mjetit dhe përplasi këmbësorin, ndërron jetë në vend 60- vjeçari

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 9:00 tek mbikalimi i këmbësorëve, kur shtetësja me iniciale A. B., 44 vjeçe, ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë e kësaj ka përplasur shtetasin Y. H., rreth 60 vjeç, i cili ishte këmbësor. Viktima nuk ka mundur dot ti mbijetojë plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë në vend.

 

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në lagjen nr.14, te mbikalimi i këmbësoreve, një automjet me drejtuese shtetasen A. B., 44 vjeçe, ka përplasur shtetasin Y. H., rreth 60 vjeç (këmbësor).

Si pasojë e aksidentit, 60-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Previous articleAksidenti me 38 të vdekur në Greqi, reagon MEPJ: Nuk ka shqiptarë mes viktimave!
Next article“Kamioni më preu rrugën”/ Tani rrëfen historinë rrëqethëse në BBVIP: Prindërit më kanë vdekur në një aksident, unë isha shofer