Home Histori Durrës 1968/ Një vit nga ndalimi për t’ju lutur Krijuesit, në Durrës...

Durrës 1968/ Një vit nga ndalimi për t’ju lutur Krijuesit, në Durrës vjen Enver Hoxha

Nga Aleksandë Cangonja
Durrës 1968 një vit nga ndalimi për tju lutur Krijuesit, në Durrës vjen sekretari i parë i partisë Komuniste Shqiptare shoku Enver Hoxha. Ai viziton xhaminë e madhe të Durrësit e cila ishte e konfiskuar nga shteti i asaj kohe, dhe e ridimensionuar totalisht nga objekt kulti në një godinë e quajtur “Pallati Rinia”, në këtë video ndryshe nga qytetet e tjera, duket që dalja e popullit ishte e vakët edhe pse kishte ardhur lideri i partisë komuniste.
Pallati i ri ishte një qëndër e madhe ku të rinjtë dhe masat do edukoheshin me frymën “Marksiste-Leniniste”. Aty ku sot ndodhet holli kryesor, u vendos skena ku luhej muzikë dhe estradë, teksa kati i dytë u kthye në restorant, të cilit i ishte bashkangjitur dhe veranda.
Në vitin 1990 mbas hapjes së xhamisë së plumbit në Shkodër, do pasonte më pas dhe rihapjen e xhamive të tjera në gjithë vendin ku ndër to ishte dhe xhamia e madhe e Durrësit, duke bërë kështu që populli në Durrës të falej hapur dhe pa frikë përsëri Krijuesit të tij!
SOURCEBulevard News
Previous articleRëndohet gjendja shëndetësore e grave në grevën e urisë
Next article​NATO krijon një qendër hapësinore për mbrojtjen e satelitëve në Gjermani