Home Kronika Duke fshirë gjakun e viktimës me qetësi, gruaja e vrasësit në Fier:...

Duke fshirë gjakun e viktimës me qetësi, gruaja e vrasësit në Fier: Merushja na ndau djalin nga nusja

Qerime Hoxha është bashkëshortja e Xhevair Hoxhës, i cili ditën e sotme vrau të fejuarën e djalit dhe më pas veten e tij.

Hoxha ka deklaruar se nuk ka qenë në shtëpi kur ka ndodhur ngjarja e rëndë por pranon se bashkëshorti i saj i kishte deklaruar asaj por edhe banorëve të fshatit se do ta vriste Merushen, gruan me të cilën bashkëjetonte djali i tyre. Sipas saj Merushe Hazizi e acaronte bashkëshortin e saj 61-vjeçar duke i thënë se nuk kishte shtëpi e duhej të largohej.

Teksa pastronte gjakun i cili ka mbuluar çdo cep të shtëpisë, Qerime Hoxha u shpreh se Merushe Hazizi ishte shkaku që djali i tyre u nda nga nusja e parë pasi ai e tradhtonte.

“Kjo shtëpi është e Xhevairit. Ajo i thoshtë ik se nuk ke shtëpi këtu. Një djalë kemi ne, Fatjonin. Xhevairi i ndërtoi dhe nuk i gëzoi këto shtëpi. Edhe nusja e parë prandaj iku e shkreta se djali shkonte me këtë. Me zor erdhi Xhevairi të rrinte këtu. Ajo i thoshte mos hajde këtu se janë shtëpitë e mia, na acaronte shumë. Ajo 1 muaj kishte që kishte ardhur këtu, jetonin me qira. Ai thoshte nëpër fshat do e vras, po nuk ma merrte mendja se do e bënte këtë punë.

Nusja thoshte që ‘këtu s’ke punë’. Djali mbronte nusen, jo babanë. Shtëpitë e Xhavairit ishin. Ajo thoshte i kam unë shtëpitë. Ziheshin përditë, bënte llafe. I thoshte; shporru. ‘Të më hash m… unë nuk luaj që këtu’, thoshte nusja. Djali kishte nusen e parë, dhe kjo u bë sebep. Këtu rrinte Xhevairi,” rrëfehet Qerimja.