Home Aktualitet “Duke bërë betimin si kryebashkiake”, Sako: Falenderoj përzemërsisht të gjithë qytetarët e...

“Duke bërë betimin si kryebashkiake”, Sako: Falenderoj përzemërsisht të gjithë qytetarët e Durrësit për besimin e dhënë

Nëpërmjet një postimi në Facebook Kryebashkiakja Sako falenderon përzemërsisht të gjithë qytetarët e Durrësit për besimin e dhënë për të vazhduar punën në shërbim të qytetit dhe qytetarëve.
Postimi i plotë:
Duke bërë betimin si kryebashkiake në mbledhjen e këshillit bashkiak.

Falenderoj përzemërsisht të gjithë qytetarët e Durrësit për besimin e dhënë për të vazhduar punën në shërbim të qytetit dhe qytetarëve.

Për mua është nje përgjegjësi dhe privilegj i jashtëzakonshëm drejtimi i Bashkisë së Durrësit. Kam detyrimin ti shkoj deri në fund të gjitha angazhimeve që kemi marrë përpara qytetarëve. Jam krenare që të gjithë së bashku do të jemi pjesë e transformimit të qytetit, kjo falë edhe vizionit të qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama. Prioriteti im mbetet procesi i rindërtimit, sic ka qenë edhe fokusi i këtyre dy viteve.

Falenderoj edhe kryesinë e PS, kryetarin e këshillit bashkiak si dhe të gjithë anëtarët e këtij këshilli që kanë mbështetur Bashkinë e Durrësit dhe mua ne drejtimin e saj.
SOURCEbulevard news
Previous articleAksident tragjik në Malishevë, ndërrojnë jetë drejtuesit e dy automjeteve të përfshira
Next articleBalla-Berishës: Të flasësh ti për antikorrupsion, njësoj si të dëgjosh djallin të flasë për Biblën