Home LifeStyle Dua Lipa: Dua që njerëzit të thonë se Rita Ora dhe unë...

Dua Lipa: Dua që njerëzit të thonë se Rita Ora dhe unë jemi nga Kosova, jo që është mes Italisë dhe Greqisë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po i bën të gjithë krenarë kudo në botë. Madje Daily Mail i dedikoi edhe një artikull sesi, ajo nga një vajzë e thjeshtë me prindër emigrantë, po i jep famë shqiptarëve.

Përpos historisë së jetës së saj, në një pjesë të artikullit është kujtuar edhe një intervistë që Dua ka dhënë për Line Of Best Fit, ku thotë: “Ndihem shumë krenare që jam nga të dyja vendet dhe ndjehem sikur përfaqësoj të dy vendet”.

Më tej, këngëtarja ka theksuar se do të donte që Kosova të njihej nga të gjithë si vendi i saj dhe i Rita Orës, jo si shteti mes Italisë dhe Greqisë.

“Pra, nëse dikush thotë ‘oh, ku është Kosova?’ njerëzit thonë ‘është mes Italisë dhe Greqisë, por Rita Ora është nga atje, Dua Lipa nga atje’.

Previous articleProjekti për Portin e Durrësit/ Gjekmarkaj: Aty ku ka dyshime duhet të ketë hetime
Next article“Nuk i besoj datave, por proceseve”, Ledi Shamku për Ditën e Çlirimit: Qëndresa e Gjergj Kastriotit i shërbeu tërë Europës. Njësoj sikur Shqipëria t’i dilte sot përballë NATO-s