Home Kulture Dua Lipa dhe Olen Çezari “djegin” Romën me “Luleborën”

Dua Lipa dhe Olen Çezari “djegin” Romën me “Luleborën”

Hapja nga ana e qeverisë së Mario Dragit për disa nga aktivitetet publike, pas një mbyllje thuajse një vjeçare ka sjellë një shpërthim të aktiviteteve artistike e kulturore.

E në këtë vrull hapjeje nuk kanë qëndruar indiferentë artistët e njohur shqiptar që kanë zhvilluar disa aktivitete me diasporën tonë atje.

Në teatrin e njohur “Teatro Argentina” në Romë, është zhvilluar një koncert me artistët më të njohur shqiptarë në Europë.

Artisti i njohur Olen Çezari sapo ka postuar një foto të tij me Dua Lipën, duke kënduar këngën e njohur “luleborë”. Siç duket koncerti është në vijim e sipër e pritet të ketë të reja të tjera.

TemA

SOURCEBulevard News
Previous articleKAS përfundon numërimin e votave për Beratin: Rezultati nuk ndryshon
Next articlePërdhunimi i të miturës në Mirditë, Braçe: Duhet ‘vrarë’ ky normalitet e fenomen, ligjet të zbatohen një për një