Home Kronika Droga ‘tullumbace’ Mjeku toksikolog ngre alarmin: Rrezikon gjendje koma deri në humbje...

Droga ‘tullumbace’ Mjeku toksikolog ngre alarmin: Rrezikon gjendje koma deri në humbje jete

Report Tv solli me figurë e dëshmi sesa thjeshtë shitet droga tullumbace nëpër lokalet e Tiranës.

Mjeku toksikolog Alert Dervishi në një intervistë për Report Tv ngre alarmin pasi kjo substancë mund të shkaktojë asfiksi deri dhe në humbje jete.

“Kur merret në sasi të mëdha mund të shkaktojë dhe dëme deri në humbje të jetës. Kjo substancë shkëput oksigjenin. Klinikisht në doza të vogla jep njëlloj euforie dhe ngjan me dehje të lehtë por në sasi të mëdha kemi çrregullime të ritmit të zemrës, koshiencës deri në humbje të vetëdijes koma. Nuk duhet konsideruar si lojë pasi mund të rrezikojë jetën e përdoruesit“

Previous articleMjekësia dhe biznesi degët më të kërkuara në universitetet e Elbasanit dhe Gjirokastrës
Next articleTre tradhëtitë e mëdha të FSHF-së ndaj tifozëve