Home Aktualitet Dritan Hila: Loja e flamurit turk, ja çfarë fshihet pas saj!

Dritan Hila: Loja e flamurit turk, ja çfarë fshihet pas saj!

Në rubrikën Komenti i Ditës, gazetari Dritan Hila foli për një nga ngjarjet që ngacmoi opinionin publik ditët e fundit.

Lajmi se një 48-vjeçar u arrestua nga policia e Durrësit pasi hoqi me forcë flamurin e Turqisë nga vendi i rojës detare në Gjirin e Lalzit dhe më pas e hodhi në det, tërhoqi vëmendje të madhe në media.

Hila shprehet se mes shqiptarëve dhe Turqisë, ka një lloj ndjenje që varion nga urrejtja deri në dashuri, dhe nuk ka një qasje normale dhe lineare që ne duhet të kemi për një vend!

“Turqia është vërtet një trashëgimtare e Perandorisë Otomane dhe pjesë e identitetit turk. Ataturku bëri një lloj prerje me thikë mes Turqisë Otomane dhe asaj moderne. Turqia aktualisht është një shtet modern me një ushtri, e cila renditet ndër më të fuqishmet në botë, por nuk ka pretendime territoriale mbi Shqipërinë.

Turqia është mbështetësja kryesore për pregatitjen e ushtrisë shqiptare. Turqia është partneri i parë ose i dytë ekonomik për vendin tonë. Sa i përket fushës së politikës së jashtme Turqia është ndër vendet e para që ka njohur Kosovën.

Hedhja e flamurit turk në mënyrë demonstrative, së pari ishte një budallallëk vendosja e tij në ndërtesën e një roje bregdetare, po ashtu edhe përdhosja e tij. Por megjithatë është fyrje ndaj një kombi që sa here ne festojmë pavarësinë ngjyros urën e Bosforit me ngjyrat e flamurit tonë.

Turqia përfaqëson islamin modern dhe qëndron kundër fondamentalizmit islamik. Nuk kemi pse e identifikojmë Turqinë me një komb që na ka pushtuar, sepse nëse do të ishte vetëm kjo ne do të jetonim si turqit, ose do të punonin si ata. Turqia nuk është më një Perandori Otomane”,-shkrehet Hila.