Home Bota Drerët e egër lënë parqet e mësyjnë qytetin japonez prej zhdukjes së...

Drerët e egër lënë parqet e mësyjnë qytetin japonez prej zhdukjes së turistëve nga koronavirusi

Drerët në qytetin japonez Nara janë detyruar të dalin jashtë habitatit të tyre natyral në kërkim të ushqimit teksa epidemia e koronavirusit ka larguar turistët që i mbanin me shoqëri dhe ushqim.

Drerët zakonisht ushqeheshin nga vizitorët e shumtë të parqeve, me biskota orizi që shiteshin nga shitësit ambulantë por tani për ta nuk ka kush kujdeset më dhe ata po avancojnë drejt qytetit në kërkim të ushqimit.

Imazhete tyre janë shpërndarë në mediat sociale teksa banorët shprehen se nuk kanë parë ndonjëherë diçka të tillë.

Drerët e stresuar bredhin të dëshpëruar nëpër qytet teksa drejtuesit e mjeteve përpiqen të mos i godasin.
Japonia ka konfirmuar me shume se 800 raste koronavirusi dhe 22 vdekje qe prej 16 janarit. (tch)

bulevard news

Previous articlePD ngre dyshime, Tabaku: 27 persona të dyshuar, ndërkohë që kanë kodin “korona” 4468? Rama të sqarojë urgjentisht
Next articleStudimi qeveritar/ Ja sa parashikohet të shkojë numri i të infektuarve në Itali