Home Kulture Drenusha- Trioletë nga Fatmire Duraku

Drenusha- Trioletë nga Fatmire Duraku

Drenusha

Trioletë

I
Eci dhe eci, shkeli mbi gjurmë
Të një drenushe ca të frikësuar
Që ik hijes së vrasësit të murrmë
Eci dhe eci, shkeli mbi gjurmë

Gjahtari i lodhur bie në gjumë
Pylli shkundet, hëna ik vetmuar
Eci dhe eci, shkeli mbi gjurmë
Të një drenushe ca të frikësuar

II
Ylli Agon me atë dritë të vjetër
Më ndjek nga e ec pragun e derës
Ku shkoj vallë me këtë ecje tjetër
Ylli Agon me atë dritë të vjetër

Shtëpia te kroi, me çati me ketër
I bënë ballë çdo stuhie të verës
Ylli Agon me atë dritë të vjetër
Më ndjek nga e ec pragun e derës

III

Gjurmët ja ikin rreth e rreth kroi
Një, dy, tre kush hyri këndej muri
Marr shkopin e vjetër e dal te ftoi
Gjurmët ja ikin rreth e rreth kroi

Të njëjtat gjurmë i njoh dhe i hetoj
Ja drenusha pi ujë në krua te guri
Gjurmët ikin rreth dhe rreth kroi
Një, dy, tre kush hyri këndej muri

 

Vjeshtë
Trioletë

I
E kujt është kjo ombrellë
E hapur në ballkonin tim
rrotullohet e më vjen të vjell
E kujt është kjo ombrellë

Gjethet ikin, krijojnë shtjellë,
Flatrojnë në ajër me nxitim
E kujt është kjo ombrellë
E hapur në ballkonin tim

II
Erë e egër prek hapësirën
Bie në dritare me rrëmbim
Diku atje larg e dëgjoj lirën
Erë e egër prek hapësirën

Ky peizazh e zgjon të mirën
E zgjon ditën plot kuptim
Erë e egër prek hapësirën
Bie në dritare me rrëmbim

III
Shiu, frutat e gjethet në erë
E bëjnë më të gjallë vjeshtën
Retë qëndisin pa ndërprerë
Shiu, frutat e gjethet në erë

Hija e ftoit shpërndanë merë
Ylberi harkon mbi kreshtën
Shiu, frutat e gjethet në erë
E bëjnë më të gjallë vjeshtën

Previous articleTrafikimi i drogës, si funksionon mafia shqiptare në Amerikën Latine?
Next articleOrganizim model dhe pamje spektakolare, ceremonia hapëse e Botërorit shkëlqen me fishekzjarre/VIDEO