Home Kronika Drejtuesi i mjetit humb kontrollin, autobusi i Kombintatit del nga rruga dhe...

Drejtuesi i mjetit humb kontrollin, autobusi i Kombintatit del nga rruga dhe përplaset me koshin e mbeturinave

Një tjetër aksident ka ndodhur në kryeqytet, ku janë përfshirë mjetet e transportit publik.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur në Misto Mame, shtetasi S. Sh., duke drejtuar autobusin e linjës së Kombinatit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin se tij dhe është përplasur me një kosh mbeturinash.

Si pasojë  ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.