Home Aktualitet Drejtori i komunikimit në Policinë e Shtetit zbulon detaje të reja: Ja...

Drejtori i komunikimit në Policinë e Shtetit zbulon detaje të reja: Ja pse nisi megaoperacioni “Tempulli” dhe pse ky emër

Drejtori i komunikimit në Policinë e Shtetit, Gentjan Mullaj tha në një intervistë për “Review” në Euronews Albania se në total janë oraganizuar 124 operacione dhe mbi 560 goditje nga janari deri sot.

Të gjitha këto çojnë në 2100 raste të personave që janë proceduar në gjendje të lirë për shpërndarje droge në nivelin bazë.

Mullaj tha se me nisjen e shkollës dhe synimin që shkolla të mbetet një “tempull i dijes” dhe jo një zonë ku mund të kenë akses shpërndarësit e drogës lindi dhe nevoja për të realizuar këtë megaoperacion.

Me 296 masa sigurie, nga ku 255 të ekzekutuara, ai e cilësoi këtë megaoperacion si spektakolar për nga rezultatet.

Previous article“Droga shitet si rigon te lagjja ime”, denconcimi i fortë i ekspertit të kriminalistikës: Të paktën të mbrohen shkollat
Next articleDel në shitje rezidenca super luksoze ku ka jetuar aktorja e ndjerë Greta Garbo!