Home Ekonomia DPT tatimpaguesve: Kush ndryshon me ulje deklaratën e listpagesës dhe anullon faturat...

DPT tatimpaguesve: Kush ndryshon me ulje deklaratën e listpagesës dhe anullon faturat e shitjes pa u reflektuar ne librat e blerjes do të ndiqet penalisht

Administrata Tatimore njofton se ka konstatuar dy fenomene me risk te larte lidhur me uljet e deklarates se listepageses dhe anullimin e faturave te deklaruara te shitjes. Administrata Tatimore njofton se po investigon nëse të përfshirë janë edhe punonjës të strukturave të saj.

Njoftimi i plotë:

Administrata Tatimore njofton të gjithë Tatimpaguesit se ka konstatuar 2 fenomene me risk të lartë:

1- Tatimpagues, që bëjnë ndryshime me ulje të deklaratës së listëpagesës, me qëllim shmangien e pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për punëmarrësit;
2- Tatimpagues, që anullojnë faturat e deklaruara të shitjes, pa u reflektuar këto anullime në Librat e Blerjes së klientëve të tyre.

“I bëjmë me dije të gjithë tatimpaguesit se këto ndryshime të pajustifikuara të deklaratave, kryesisht ndryshimi i deklaratës së listpagesës, cënojnë drejtpërdrejt jo vetëm Administratën Tatimore, por edhe Pensionin dhe Shërbimet Mjekësore të punëmarrësit dhe në bazë të ligjit konsiderohet vepër penale”, sqaron Administrata Tatimore.

Administrata Tatimore thekson gjithashtu se po investigon nëse të përfshirë në këto fenomene janë edhe punonjës të strukturave të saj, ndërsa sjell në vëmendje të tyre dhe të çdo tatimpaguesi që fenomenet e sipërcituara do të trajtojhen sipas ligjit “Për Procedurat Tatimore”.

Previous article1 vit nga lufta në Ukrainë, Meta: Populli ukrainas është kthyer në frymëzim për mbarë botën
Next articleShkëlqeu te Partizani, i vendosen prangat ish-sulmuesit të Superligës