Home Opinion Dosjet janë kutia e zezë e diktaturës

Dosjet janë kutia e zezë e diktaturës

hyseni 2Nga Hysen Ismail Haxhija / Zotërinj misionarë të Lëvizjes studentore të Dhjetorit 1990! Duke ndjekur para ca ditësh një debat në television më erdhën në mendje dy sentence.: njeriu i drejtë, i ndershëm dallohet nga parimi dhe ndërgjegja dhe dyta padrejtësia më emadhe ndodh, kur mbulohet apo tjetërsohet e vërteta. Këto gjykime më vlejnë për të gjykuar dy palë që janë shkruesit cinikë të LANCL dhe shkruesit e pasinqertë të lindjes së PD e të misionit të saj. Historinë nuk duhet ta shkruajnë politikanët. Por po ndodh tamam e kundërta. Historinë e LANC po përpiqen ta rishkruajnë Kristo Frashëri, një nga themeluesit e PKSH dhe politikanët e majtë Paskal Milo e Pëllumb Xhufi. Ata janë të vendosur në glorifikimin e asaj lufte e të rolit të Enver Hoxhës në të, në mohimin e luftës civile, pas shtatorit 1943 dhe në etiketimin si tradhëtar e Kkolabrocionistë të të gjithë nacionalistëve që luftuan kundër okupatorit. Këta historian cinikë që s’kanë respket për viktimat e komunizmit e për plagët e tyre, nuk përmendin asnjëherë, në bisedat televizive plenumin e Beratit, ku vetë Enver Hoxha dhe krerët e tjerë të PKSH pohojnë hapur se ajo parti është krijuar e dirigjuar nga M.Popoviçi e komandanti Dushan Mugosha. Pranojnë se PKSH ishte kthyer gjatë luftës në një bandë kriminale që kishte ndjekur një vijë terroriste kundër nacionalistëve antifashistë po edhe kundër komunistëve që mendonin ndryshe. Këto pseudohistorianë tani pranojnë ti gjykojnë vecmas luftën me pasluftën, kur u tradhëtua ideali I lirisë e demokracisë së të rinjëve që dhanë jetën me nder dhe lavdi. Por pemët njihen nga frutat. Prandaj ish gjenerali I luftës Ramadan përllaku, i vetmi që arrin të shprehet duke kërkuar një farë ndjese në deklarimet e tij thotë: Ne premtuam lirinë, sollëm skllavërinë, premtuam mirëqenien, sollëm varfërinë ekstreme, pasi e nisëm me triska dhe e përfunduam me tollona.Tashmë nuk ka institute të studimëve m-l, ku manipuloheshin e falsifikoheshin fakte historike, dokumente dhe foto orgjinale. Arkivat e Perendimit janë hapur, do të happen dhe ata të Athinës dhe Beogradit. Historinë nuk do ta shkruajnë më ata që e falsifikuan. Në burg jam njohur me një ushtrak që ka shërbyer si roje, kur erdhi postieri, I cili I dorëzoi Enver Hoxhës, marrveshjene Mukjes. Pasi e lexoi Enver Hoxha ia dha Miladinit dhe ky I fundit ia pasoi Dushanit, I cili e grisi copë copë dhe I tha Hoxhës: Të q…Shqipërinë e madhe! Ia hodhi copërat e letrës në fytyrë dhe I dha urdhër për një luftë të papajtueshme me nacionalistët e Ballit. Personi që më tregoi ndodhinë ishte colonel Shyqëri Selami (Pepja) nga Berati. Kish studiuar në Itali. U kalb në burg 23 vite. Aksioni I parë nisi me mullirin e Ismail, Muharrem Haxhijat, i cili i mblodhi cetën territorial dhe ndaloi kriminelët e Idriz Seitit që të vrisnin Nexhiun nga Vlora për të mos plasur luftë civile që të parët tuaj e zhvilluan me egërsi nga gushti 1943 deri në clirim. Fakte të gjalla dhe kokëforta. U vranë 4 mijë djem nënash që i merrnin nga krevati dhe bashkë me gra e fëmijë I vrisnin nëpër kanale, përrenj e lumenj. E varret e tyre ende s’janë gjetur. Ishin intelektual me ëndërra lirie., ishin patriot të nderuar. I latë pa varre me guerilasit e Dushanit e të Enverit. Lexojeni drejtë librin e Bashkim Shehut, ku pasqyrohet ajo që them dhe shkruaj. B. Shehu thotë: rehabilitimi I figurave kriminale të Enver Hoxhës e Mehemet Shehut është cinizëm. Dënimi I krimëve të komunizmit përbën një akt kulture, një akt civilizues. Dosjet janë kutia e zezë e diktaturës. Moshapja e dosjëve përbalt dhe viktimat me baltën e spiunëve, ndot dhe poshtëron shoërinë shqiptare. Transparenca e së kaluarës është akt drejtësie që do të sjellë katarsin moral të politikës dhe paqen sociale. Prandaj parlamenti ka në përbërje ish bashkëpuntorë të sigurimit të shtetit dhe nuk ka ish të përndjekur të cilët politika vetëm I ka përcarë e i ka përdorur për qëllimet dhe interest e veta, duke goditur kështu të djathtën reale. Ashtu si historianët e diktaturës që nuk mund ti hedhin poshtë gjithë ato faqe me gënjeshtra edhe ju misionarët e dhjetorit nuk keni kurajon të pohoni të vërtetën e ndryshme nga c’keni pohuar e mbrojtur në pothuaj një cerek shekulli. Ju themeluesit gjithë këto vite keni ndërruar ngjyrë disa herë e tani si djem planprishës jeni kthyer te Berisha, ju Imami dhe Zogaj qe ju degjoj shpesh ne debate e te tjere si ju. Nuk po ju njohim më se cilët jeni ju zotërinj! Mos u tallni më me dramat dhe historinë e hidhur të këtij populli. Unë po jetoj që të dëshmoj e të mbroj të vërtetën e vetëm të vërtetën, o njerëz me pardesytë e bardha që ua bleu Hekuran Isai, po që gjithsesi ju mëshiroj se edhe ishit të rinj pod he bij komunistësh në mos komunista vetë. E kujt ja mbante të shkruante në gazetën Zëri I Popullit kundra PPSH përvec Ylli Popës e Sali Berishës, edhe ky I fundit me pardesy të bardhë. Pse I veshën ato pardesy të bardha e nga kush ruheshin? Po Tankun e 97 e harrove Imam gjenerali? Po Neritan Cekën kush e autorizoi të ndalte turmën e revoltuar që të mos lëndoheshin bllokmenët? Ju zotërinj jeni eksponentë të komunizmit në demokomunizëm. Analistë të vecantë ua kanë përplasur të vërtetën në sy, packa se ju nuk doni ta pranoni. Nuk keni ju moral të mbroni faktin që ndryshimet demokratike si dhe mjaft udhëheqës të lëvizjes demokratike u caktuan e u dirigjuan nga Ramiz Alia, nga udhëheqësi I asaj partie që kish drejtuar luftën civile, si dhe luftën e përbindëshme të klasave. Mungesa e sinqeritetit do të rëndojë mbi ndërgjegjen tuaj të njollosur. Politika është matematika më e saktë, nuk është përrallë. Flisni një herë me zemër në dorë para këtij populli që ka përjetuar sa e sa drama e tragjedi. Z. Imami, ende si sekuencat e një ëndërre i përjetoj pamjet e shëmtuara të revolucionit Bolshevik të 1997, kur ju vetë me kallashnikov në dorë qëndronit trimërisht mbi tank. A nuk e dini ju z artist që keni interpretuar role pas rolesh se sa u vranë më 97-98 ndër vëllezërit shqiptar vetëm që ju vetë të vinit në pushtet duke përfaqësuar një parti të majtë? Lufta e klasave, marrja e pushtetit me luftë dhe gjak është misioni I përhershëm I komunistëve. Kush ka dhënë llogari? Kush ka mbajtur përgjegjësi për 7 mijë shqiptarët e vrarë? Kush u dënua për depot e armatimit që ju hapët dhe tashmë shqiptarët me ato armë vazhdojnë të vrasin njëri tjetrin. Ju nuk e doni dekomunistizimin. Ju nuk e doni hapjen e dosjeve. Ju nuk doni t’ua ktheni pronarëve, por ti merrni për vete pronat. Ju zbatuat reformën e dytë agrare me ligjin famëkeq, criminal e antikombëtar, ligjin 7501 që ua dha tokën shqiptare emigrantëve grekë. Ju lejuat grabitjen, zënien me forcë të tokave shtetërore e private e sot të kompensohen me paratë tona, pronarëte pronave të zëna. Legalizohen grabitësit e pronave. Nuk kompesohen ish pronarët. E cfarë të numëroj tjetër unë ty general që na hiqesh si idealisti I lëvizjes së dhjetorit? Ndërkohë që të gjithë ju vazhdoni të gënjeni dhe mashtroni. Deri kur o pasardhës të satanit do të vazhdoni të bëni hipkritin. Do të vijë dita e gjyqit të fundit para zotit e s’do të mund të fshiheni e të mbroheni dot. Zoti është gjykatës supreme, gjykatësi më i drejtë dhe i lartë, jo si ata që keni emëruar ju! Nuk ju mjaftuan 7650 burra e gra shqiptare, gen I pastër patriotizmi dhe intelektualizmi, të vrarë e të masakruar nga të parët tuaj? Po 25 mijë të burgosur e djetra mijëra të tjerë të internuar, të cilëve ju nxi jeta , ju shuan në mënyrë kriminale dhe ëndërrat për të jetuar të lirë, për t’u shkolluar e për të qenë qytetarë të denjë? Dhe sot e kësaj dite ata trajtohen si njerëz të dorës së dytë. Përfaqësues të familjëve të dëshmorëve që në vitet e luftës ishin 10-12 vjec përfitojnë pension dhe si rimbursim falas të krejt listës së barnave, ndërsa ata që janë torturuar dhjetra vite në burgje s’I kanë këto të drejta.Lejuat në këtë demokraci anarshinë për tu pasuruar. Le ti hapim dosjet dh eta shohim njëri tjetrin në sy. Ata do të thonë shumë gjëra edhe për pardesytë e bardha që vranë idealizmin e atyre që deshën aq shumë lirinë dhe Evropën!