Home Aktualitet Dosja “Gërdeci”/ Sot seanca gjyqësore për ish-ministrin Mediu, thirren familjarët e viktimave

Dosja “Gërdeci”/ Sot seanca gjyqësore për ish-ministrin Mediu, thirren familjarët e viktimave

Gjykata e Posaçme po zhvillon sot seancën e radhës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në dosjen e tragjedisë së Gërdecit.

Procesi është shtyrë vazhdimisht, përfshirë edhe në seancën e parafundit, për shkak se gjykata kërkoi përsëritjen e prokurave që legjitimonin familjarët e viktimave që kanë kërkuar të jenë pjesë e procesit.

Më herët seanca ndaj ish ministrit është shtyrë për shkak të verifikimit të listës së paraqitur nga familjarët e personave të dëmtuar nga shpërthimi.

Rihapja e hetimeve ndaj Mediut nisi pas kërkesës së familjes Durda, të cilët humbën djalin 6 vjeç në këtë tragjedi.

Kujtojmë se 26 persona humbën jetën dhe 300 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një baze ushtarake më 15 mars të vitit 2008.

Previous article‘Bjeruni dhe shtypini!’, vetëm një minutë pas Samitit
Next articleBalla e nis nga Shkodra turin e takimeve: Të intensifikohet puna për goditjen e grupeve kriminale dhe pastrimin e alpeve nga kultivimi i lëndëve narkotike