Home Aktualitet Dosja e trafikut/ I penduari zbulon EMRIN e prokurorit të SPAK: Lani...

Dosja e trafikut/ I penduari zbulon EMRIN e prokurorit të SPAK: Lani ndërhyri edhe përmes…

Bashkëpunëtori i drejtësisë ka zbuluar në dëshminë e tij edhe një Prokuror të Krimeve të Rënda, emri i të cilit është hequr nga dosja hetimore shqiptare. Fjala është për Ened Nakuçin, sot, pjesëtar i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Madje, ai ka arritur të kalojë Vettingun pa u futur në filtër për këtë dosje.

Por, çfarë ka ndodhur. Le ti kthehemi edhe njëherë episodit të parë të trafikut, atij të 10 nëntorit të vitit 2015, kur u bllokuan 808 kilogramë kanabis në bregdetin e Vlorës.
Lidhur me këtë tentativë trafiku, ishte shpallur në kërkim shtetasi Robert Myftari, bashkëpunëtor i afërt i shefit të organizatës Ilirian Duçellari. Në këtë material të prokurorisë italiane siguruar ekskluzivisht nga Inside Story, thuhet se Myftari kishte qenë disa herë në lokalin e “Lanit” edhe në prezencë të policëve, por askush nuk e arrestonte. Për zgjidhjen e cështjes, Lani kishte angazhuar prokurorin Maksim Sota.

“Ishte e nevojshme të transferohej procedimi penal nga Tirana në Vlorë. Drejtuesi i hetimeve në Tiranë ishte Ened Nakuçi. Në këtë çështje ndërhynë Maksimi, Miri, Landi dhe psikologu Rezarti. Ata duhej të arrinin tek titullari I dosjes hetimore”
“Ne i kemi, le të themi njoftuar, u kemi vënë në dispozicion hetimet tona. Zbardhja do të jetë detyrë e institucioneve ligjzbatuese shqiptare” u shpreh Francesco Giannett, prokuror i antimafias.

Në atë kohë, Ened Nakuçi ishte prokuror i krimeve të rënda që kishte në juridiksion cështjet e trafikut. Çuditërisht, në dosjen shqiptare të operacionit “Shpirti”, nuk gjendet askund emri i prokurorit Nakuçi që përmendet nga i penduari Mariglen Shusha.

Ky është dokumenti i përkthyer në gjuhën italiane që i është përcjellë autoriteteve atje për vijimin e hetimeve. Njerëzit e angazhuar nga Lani për mbylljen e dosjes udhëtuan drejt Tiranës referuar dëshmisë që Mariglen Shusha ka dhënë para prokurorëve italianë dhe atyre shqiptarë në 4 Dhjetor 2019.

“Lani ndërhyri edhe përmes personave të tjerë. Unë dhe Lani shkuam në Tiranë ku takuam një avokate rreth të 50-ve. Siç thashë, po kërkonte një kontakt për të arritur tek Enedi, drejtuesi i hetimit. Gruaja, me sa më tha Lani i kishte thënë se do të merrej me çështjen”./ Inside Story

Previous articleU skualifikua nga BBVA, reagon për herë të parë Ermiona Lekbello
Next articlePse po ndalohet aplikacioni Tik-Tok tek punonjësit e agjencive federale