Home Politike Dosja e “Sterilizimit”/ Deklarata e Beqajt, Berisha thirrje qytetarëve: Të ngrihemi në...

Dosja e “Sterilizimit”/ Deklarata e Beqajt, Berisha thirrje qytetarëve: Të ngrihemi në protesta të fuqishme

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen në protesta. Gjatë daljes para mediave, Berisha tha se ish-ministri Ilir Beqja në daljen e djeshme nuk njohu as bashkëpunëtorët e arrestuar, duke mos marrë asnjëlloj përgjegjësie apo faji për vjedhjen e dytë të shekullit, referuar koncesionit të sterilizimit.

“Në daljen e djeshme me gjakftohtësi, pa treguar pendesë, nuk njohu as bashkëpunëtorët e arrestuar, asnjëlloj përgjegjësie apo faji për vjedhjen e dytë të shekullit, por e mbrojti sikur të mos ishin në hetim 8 zyrtarë. Në deklaratën e tij Beqaj, i shpëtuari i SPAK të partisë, me paturpërsinë më të madhe u tha qytetarëve s afera nuk ëhstë koncesion por PPP.

Me këtë deklaratë u tha shqiptarëve gënjeshtrën më të madhe të jetës së vet. Të njëjtën gjë ka deklaruar edhe në seancën e gjatë të pyetjeve SPAK, dhe ky i fundit me urdhër të Ramës bëri sikur e besoi, dhe firmosi si për Veliajn, në një akt shkatërrimtar për organin e akuzës amnistinë e tij. Ai ka katër firma në aferën 100 mln euro të sterilizimit.

Nuk ngritën padi ndaj tij por e falën sikundër Shqiptarë të ngrihen në protesta të fuqishme kundër kësaj organizate që kryesohet nga Rama”, tha Berisha.

Previous articleFamilja pretendon për VRASJE/ Vdekja e 63-vjeçarit, Policia: Humbi kontrollin e mjetit, nuk ka shenja dhune në trup
Next articleNa rrofshin numrat