Home Sport Dortmundi shokohet, Bayerni kampion i ri në frymën e fundit

Dortmundi shokohet, Bayerni kampion i ri në frymën e fundit

Nuk mbahet mend se kur ka qenë më dramë çështja e titullit të kampionit në Gjermani.

Titulli i kampionit vendoset në minutat e fundit të javës së fundit përkatësisht të javës së 34-të në Bundesliga I.

E gjithë vëmendja ishte në Koln dhe në Dortmund në përballjet Koln – Bayern e Dortmundi – Mainz.

Bayerni ka shënuar fitore në frymën e fundit me rezultat 2:1 ndaj Koln-it.

Për Bayernin shënuan Coman (8′) e  Musiala (89′) dhe për Koln-in realizoi Ljubiçiq (81′).

Dortmundi si vendas ka barazuar me rezultat 2:2 me Mainz-in.

Një penalltia e humbur nga Haller i Dortmundit në minutën e 19-të, që nuk arriti të barazoi rezultatin.

Për Mainz shënuan Hanche-Olsen (15′) e Onisiwo (24′) dhe për Dortmundin realizuan Guerreiro (69′) e Sule (89+5’).

Dortmund vetëm fitorja do të bënte kampion por çuditërisht ka dështuar si vendas, duke zhgënjyer tifozët e vetë.

Bayerni përfundon në vend të parë me 71 pikë, sa ka edhe Dortmundi në pozitën e dytë, ndërsa Mainz është i nënti me 46 e Koln i 11-ti me 42 te tilla.

Previous articleSarrazin me tone të ashpra: Nuk do të lejojmë që marrëveshja e Ohrit të hidhet poshtë për shkak të një budallallëku
Next articleÇfarë po ndodh me kryebashkiakun e Himarës? Komisioni Europian reagon për arrestimin dhe burgosjen e Fredi Belerit