Home Top Lajmet Dorian Hatibi : Të moshuarit në qendrën ditore, përvecse përkujdesje, edhe “familje”.

Dorian Hatibi : Të moshuarit në qendrën ditore, përvecse përkujdesje, edhe “familje”.

dorian hatibiNga Marinela Dushi / Shpesh herë dëgjojmë shprehjen “ pleqtë janë si fëmijët” . Shumë sociologë e përkrahin këtë shprehje duke theksuar nevojën e domosdoshme për përkujdesjen fizike, emocionale,shëndetësore ndaj tyre. Disa të moshuar këtë përkujdesje e gjejnë në vatrën e tyrë familjare, por disa të tjerë nuk e kanë këtë të cilët e kërkojnë vete në qëndrën ditore të të moshuarve. Dorian Hatibi, përgjegjës prej 4 vitesh të qendrës ditore të të moshuarve në Durrës, në një intervistë për gazetën “ Bulevard” tregon se sa rol kyc ka shtëpia ditore e të moshuarve për komunitetin, vecanërisht për moshën e tretë, vetë të moshuarit.

Kur është krijuar qendra ditore e të moshuarve?

Qendra ditore është krijuar në vitin 2002, pra ka 11 vjet që kur kjo qendër është hapur për të moshuarit.
Cilët janë sponsorizuesit, donatorët për këtë qendër?
Në fillimin kjo qendër financohej nga Banka Botërore, pra donator kishte OJF(organizatë jofitimprurëse). Më vonë , në 2006 qendra ditore e të moshuarëve filloi të kishte dhe mbështetjen e Bashkisë së Durrësit. Pra fondet u rritën duke patur dy sponsorizues, Banka Botërore dhe vetë Bashkia e Durrësit. Kjo gjë solli shumë ndryshime. Aktualisht qendra financohet vetëm nga Bashkia.

Cfarë ndryshimesh solli?

ndryshime positive, duke qenë se dhe fondet u shtuan. Në radhë të parë qendra u rikonstrukturua. Ajo tani ofron të gjitha kushtet e nevojshme , kushte me parametra evropiane të vërtetuar dhe nga inspektimi I kryer nga Drejtoria e Shëndetit Publik. Ndryshim tjetër është rritja e numrit të personelit, dmth kujdesi ndaj të moshuarëve u rrit më shumë, si psh : kujdesi mjekësor. Gjithashtu ndryshimi u vu re dhe te mensa, pra më shumë ushqime në tryezë. Nëse gjatë kohës kur donatorë ishte vetëm Banka Botërore, raporti punonjës social dhe të moshuar ishte 1: 27 pra 1 punonjës social kujdesej për 27 të moshuar, me bashkimin e fondeve edhe nga Bashkia raporti ndryshoi në 1 : 21 dmth 1 punonjës social për 21 të moshuar. Gjithashtu të re tjetër është që qendra ditore e të moshuarëve ofron përkujdesje ligjore, pra asistencë ligjore. Ndihmojnë të moshuarit kur kanë probleme me marrjen e pensionit, për sigurimin e ndonjë dokumenti që mund tu duhet, duke u mbuluar të gjitha shpenzimet nga qendra. Kjo ndihmesë nuk ishte më përpara kur financohej vetëm nga Banka Botërore.
Sa është numri I të moshuarve që gjejnë strehë në qendrën ditore?
Aktualisht janë 106 të moshuar që përfitojnë ndihmën tonë, ndihmë sociale dhe përkujdesje mjekësore. Kapaciteti I lejuar është 110.

Po numri I personelit sa është?

Gjithsej janë 15, ku 5 prej tyre janë punonjës social.

Si e organizojnë kohën e lirë të moshuarit?

Ka aktivitete spontane dhe aktivitete të organizuar. Ndër aktivitete spontane janë: psh burrat e kalojnë ditën duke u mbledhur të gjithë bashkë dhe luajnë shah, domino, me letra, ndërsa gratë në përgjithësi merren me qendisje. Aktivitete të organizuar janë eskursionet e ndryshme që bëjmë, festojmë cdo ditëlindje të cdo pjestari, gjithashtu të moshuarit janë të ftuar në cdo koncerte recitale të organizuara nga shkollat e mesme.

Sa shpesh bëjnë ekskursione?

Zakonisht organizojmë ekskursione në cdo festë, psh 1 tetori si dita botërore e të moshuarëve, për 100 vjetorin e pavarsisë po ashtu ishin në eskursionë, pastaj cdo gjë varet dhe sa fonde kemi.

Ju thatë pak më parë që aktualisht qendra ditore e të moshuarëve ka kaluar totalisht nën varësinë e4 Bashkisë, apo jo?

Po

Sa është fondi që Bashkia e Durrësit financon për qendën?

A, kjo në fakt është një pyetje konfidenciale por mund të them që nga viti në vit Bashkia rrit fondet dhe ne jemi të kënaqur . Duke marrë parasysh dhe krizën që po kalon vendi ynë këto 2-3 vitet e fundit, Bashkia tregon përkujdesjen e duhur ndaj të moshuarëve të kësaj qendre.

Cfarë shërbimesh përfitojnë të moshuarit?

Qendra ditore ofron 5 shërbime: shërbim psikosocial, në mensë, asistencë ligjore, asistencë mjekësore dhe gjithashtu perfitojnë nje “familje” këta të cilët janë të braktisur nga familjarët e vërtetë.

Përse vijnë në këtë qendër të moshuarit?

Arsyet janë të ndryshme. Ajo që mbizotëron është arsyeja ekonomike por dhe braktisja nga familjarët. Pra ka shumë të moshuar të cilët kanë nevojë për përkujdesje , që sic e përmenda më lartë , qendra ofron ndihmë mjekësore, asistencë ligjore, mensë , që në qendrën tonë këto shërbime janë falas. Zgjedhin të vijnë këtu sepse nuk duan tu bëhen barrë familjarëve të tyre. Por gjithashtu një arsye shumë e fortë është dhe vetmia. Ata nuk e durojnë faktin e të qenurit vetëm, dhe vijnë këtu për të gjetur një familje, shokë dhe shoqe që ndajnë të njëjtin fat dhe të njëjtat probleme. Ata e kalojnë ditën nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe darkë shkojnë të flejnë në shtëpitë e tyre. Po e njëjta gjë dhe për ditën e nesërme.

Cfarë kriteresh duhen që një I moshuar të përfitojë të drejtën për tu pranuar në qendrën ditore?

Shume dëshirojnë të përfitojnë të drejtën për tu pranuar dhe për të përfituar përkujdesjet nga qendr ditore, por pak e kanë shansin ta kenë këtë fat. Nga 3700 të moshuar që ka qyteti I Durrësit, vetëm 110 prej tyre mund të përfitojnë. Kaq është norma e lejuar, kaq kemi mundësi. Ne përpiqemi të ndihmojmë ata që e kanë më shumë të nevojshme ndihmën tonë si institucion. Pra dokumentat që duhen për të bërë kërkesën që të pranohën në qëndrën ditore janë këto:1) fotokopje e kartës së identitetit, 2) një raport mjeko-ligjorë, 3) dy fotografi, 4) një document nga administrata e komunës ku jeton për gjendjen ekonomike të të moshuarit, 5) document nga instituti I sigurimeve për pensionin,6) kërkesë me shkrim. Këto dokumente shqyrtohen nga Bashkia ku dhe bëhet përzgjedhja se kush përfiton të drejtën për tu pranur në qendrën ditore të të moshuarëve.

A keni ndonjë mesazh për të thënë?

Po , dua të përcjell një mesazh sensibilizues, u bëj thirrje të gjithë shoqërisë që të ndihmojnë sa më shumë të jëtë e mundur të moshuarit qofte vetëm duke I falur sa më shumë dashuri dhe respect, sepse kohet e fundit po vihet re që të moshuarit po keqtrajtohen, nderkohe që ata janë shumë të brishtë fizikisht dhe emocionalisht. Ata kanë shumë nevojë për përkrahjen tonë. Sic e thash pak më lart bashkia e Durrësit ka në dorë të ndihmojë vëtë një numër shumë të vogël në raport me aq sa kanë nevojë pra nga 3700 të moshuar që ka në Durrës vetëm 110 mund ti ndihmojmë ne si institucionë, por këtë gjë e keni ju në dorë duke jkontribuar dhe duke I ndihmuar të gjithë me sa mundësi të kenë. Bashkimi bën fuqinë.

Previous articlePërmbytet në Durrës, Shteti braktis banorët
Next articleRikthehet në Hamallaj frika grabitjes mafioze të tokave në bregdet.