Home Politike Dorëhiqet nënkryetari i PR, i bashkohet Partisë Demokratike

Dorëhiqet nënkryetari i PR, i bashkohet Partisë Demokratike

Nënkryetari i Partisë Republikanë ka dhënë dorëheqjen nga angazhimi i tij në këtë parti. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Blendi Sulaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook. Sulaj shprehet vlerësimin e tij maksimal për kreun e PR Fatmir Mediu, me të cilin thotë se ka ndarë momente të veçanta gjatë hapave të tij të para në politikë.

Vendimi i Sulajt për t’u tërhequr nga angazhimin ë PR vjen pak ditë përpara se Partia Demokratike të mbledhë Kuvendin Kombëtar ku do të zgjidhet edhe Këshilli i ri Kombëtar.

Burime për ABC bëjnë të ditur se Sulaj do të kandidojë për të qenë pjesë e Këshillit Kombëtar të PD dhe do ta vijojë në PD angazhimin e tij politik.

SOURCEbulevard news
Previous articleMegaoperacioni/ U shkatërruan 4 grupe kriminale, 4 bashkëpunëtorët e drejtësisë me rol të rëndësishëm në trafik!
Next articleOperacioni ‘Shpirti’/ Ardi Veliu: I finalizuar pas 3 viteve punë