Home Slideri Dorëhiqet kandidatja e Igli Carës për kreun e Forumit Rinor të PD-së...

Dorëhiqet kandidatja e Igli Carës për kreun e Forumit Rinor të PD-së në Durrës

suela dedjaKlanet brenda PD-së duket se kanë bërë armëpushim, ndërsa kandidatja për kreun e forumit rinor të PD-së në Durrës, Suela Dedja ka dhënë dorëheqjen. Lajmi është bërë i ditur nga vetë znj Dedja në rrjetin social Facebook. Vetëm pak kohë më parë debate për të zgjedhur kreun e ri të forumit rinor mbërriti deri në zyrën e kryeministrit, ndërsa grupime militantësh deri në mbështetje deputetësh u bënë palë në këtë garë duke e tejzgjatur atë për shkak të konflikteve që mund të sillte. Por ndërsa pritej një garë e njëanshme pas shumë anëtarsimëve për kreun e forumit, znj Dedja ka dhënë dorëheqjen. Ja teksti i plotë i saj në rrjetin social facebook: Të dashur miq! Shpresoj shumë të më kuptoni për këtë vendim që po ju shpreh. Për arsye objektive kam hequr dorë nga kandidimi im për vendin e Kryetares së FRPD Durrës! Me një mirenjohje të thellë falenderoj të gjithe vajzat dhe djemtë të cilët me përkushtim punuan kaq muaj për anëtaresimet e reja dhe për mbarëvajtjen e proçesit. I kërkoj të gjithëve të jenë po kaq të përkushtuar për të ndihmuar partinë tonë në fitoren e zgjedhjeve të përgjithshme 2013! Sigurisht që unë do vazhdoj parreshtur të jap kontributin tim përkrah jush! Me besimin dhe përkushtimin e të gjithëve së bashku për Partinë Demokratike do shkojmë drejt fitores së sigurtë për Shqipërinë tone Blu !!! “ Ky është mesazhi që znj Dedja ka shpërndarë për fansat e saj, ndërsa bëhet e ditur se ajo ka qenë vetëm një lojë për anëtarsime dhe se një tjetër emër do të dalë po nga klani i Carës për kreun e forumit rinor. Sipas burimeve që ka gazeta ai është pedagog në Universitetin e Durrësit.

Previous articlePensionistët në rradhë prej muajsh për dosjet, krerët e sigurimeve pushime luksi në Dubai
Next articleProçesi i legalizimit si shërbesë ndaj qytetarëve dhe jo politikës