Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka bërë të ditur sot që Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi ka dhënë dorëheqjen nga ky pozicion për nisur një rrugëtim tjetër.
Në një postim në rrjetet sociale, Margariti thekson se “bashkëpunëtori ynë prej vitesh mbyll një kapitull profesional, për të nisur një të ri”.
“Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi lë detyrën në krye të këtij institucioni, për të filluar një tjetër rrugëtim pranë Akademisë së Shkencave”, deklaron ministrja.
Margariti e ka falënderuar Dorian Koçin për punën e përkushtuar gjatë viteve të vështira, që nga tërmeti, te pandemia e rikonstruksioni i MHK-së ndërsa i ka uruar suksese në detyrën e re.