Home Bota Dorëheqja e Papa Benediktit XVI ka ardhur si një rrufe

Dorëheqja e Papa Benediktit XVI ka ardhur si një rrufe

shenjaDorëheqja e Papa Benediktit XVI ka ardhur si një rrufe në qiell të pastër. Megjithatë pasdite Selia e Shenjtë është goditur së paku nga një rrufe.

Rrjetet sociale janë mbushur me teori konspirative për dorëheqjen e tij, kurse media tradicionale përgjithësisht është politikisht korrekte.

Por edhe ato nuk lënë pa përmendur faktin se të jesh Papë nuk është e lehtë.

Vetëm pak kohë më parë mazhordomi i tij u burgos për nxjerrje sekretesh, ndërsa mediat patën raportuar se ka pasur edhe një komplot për vrasjen e Papës.

Papa Benedikti XVI, i linjës konservatore, nuk i pati punët dhe aq mirë me myslimanët, të cilët u ndjenë të lënduar kur ai citoi një perandor bizantin, që kishte qëndrime shumë të ashpra ndaj profetit të tyre.

Po ashtu hebrenjtë nuk ndjeheshin dhe aq të kënaqur nga fakti se ai nuk e kishte dënuar sa duhet Holokaustin.

Zërat se Papa po kalon një depresion janë mohuar nga zëdhënësi i Selisë së Shenjtë, që po ashtu në konferencën për shtyp tha se është i shokuar.

Tani ka nisur diskutimi se kush do jetë pasuesi i tij. Flitet për një kardinal me ngjyrë nga Gana për shkak se Afrika është vendi me rritjen më të madhe të katolikëve.

Por edhe në Amerikën Latine kanë pritshmëri të larta.

Kardinalët që ishin në takimin me të sot as nuk e kuptuan se çfarë po fliste ai, kur po shpallte largimin. Ata që e kuptuan, mbetën të shtangur.

Nga Selia e Shenjtë po largohet Papa i njohur si “rottweiler-i i Zotit”, në kuptimin e qëndrimeve të tij konservatore. Ai mund të shkojë në një manastir me shtatë murgesha, shkruan Spiegel, që thotë se ishte i rrethuar nga intriga.

Këto ndoshta nuk do merren vesh kurrë, por një gjë është e sigurt: largimi i tij ka qenë një shock për shumëkënd.

Previous articleNdahen çmimet Grammy Awards
Next articleKu do fokusohet Obama në fjalimin e tij vjetor?