Home Politike “Dordolec politik. E turpshme!” Analisti i njohur shpërthen keq ndaj Fatos Nanos:...

“Dordolec politik. E turpshme!” Analisti i njohur shpërthen keq ndaj Fatos Nanos: Më erdhi ndot

Analisti Shpëtim Nazarko ka hedhur akuza ndaj ish-kryeministrit Fatos Nano. Nazarko tha mbrëmjen e kaluar në “Real Story” se i ka ardhur ndot nga ai. Në argumentin e tij ai theksoi, se Nano nuk i ka dhënë asgjë Shqipërisë, asnjë ide, duke e krahasuar me një dordolec politik.

“E pashë atë dhe më erdhi ndot nga ai. Ekonomist që nuk i ka dhënë asgjë Shqipërisë, po nuk ka shkruar një artikull të vetëm dhe ka fytyrë të na japë mend atje si një dordolec politik, e turpshme. Më erdhi ndot, vetëm se kisha tim atë sëmurë se do t’i kthehesha dhe t’i thosha o budalla ke 30 vjet, na mbahesh dhe burrë i mençur, hale. Ku i ke ata artikuj, nuk ke shkruar një artikull, ke 30 vjet, të ka bërë 5 herë kryeministër Shqipëria, s’ke thënë një llaf, s’ke folur një llaf. Vetëm rri atje para gaxhoit, pi konjak dhe i dërdëllis popullit tënd, se ç’ishte ky e, se ç’ka ky e, se ç’bën ky. T’i vijë turp që del në televizor, që zë dhe ekranet. E ka bërë 5 herë ky vend, ia ka shpërblyer ato 5 vjet burg me 5 herë të bërë kryeministër. S’ka thënë asnjë ide dhe vazhdon të mbajë prapë atë megalomanin. Ide ke apo jo? Po shkruaj një artikull. Shkruaj dhe budallallëk”, tha Nazarko për Fatos Nanon.

SOURCEbulevard news
Previous articleA rrezikojmë që të kalojmë në kolaps të sistemit shëndetësor? Zv.ministrja Eugena Tomini zbulon si paraqitet situata e COVID
Next article“Unë nuk mashtroj e vras”, Erion Braçe i publikon videon Grida Dumës