Home LifeStyle Donaldi mes lotësh: Me Beatrix nuk do të tallem kurrë!

Donaldi mes lotësh: Me Beatrix nuk do të tallem kurrë!

 

 

Donaldi dhe Beatrix kanë rrëfyer spektaklin e mbrëmshëm gjithë pozicionin e tyre në trekëndëshin e krijuar të dashurisë.

Të emocionuar dhe tepër konfuz ata kanë marrë kohën për tu qartësuar dhe sqaruar me njëri-tjetrin.

Pas disa minutave reflektim ata janë thërritur në Dhomën e Rrëfimit teksa Donaldi ka bërë dhe një deklaratë tëpër të rëndësishme për marrëdhënien e tij.

‘’Unë me Borën e kam mbyllur historinë. Një varëse e vënë në qafë nuk më qartëson dhe nuk më jep sigurinë që unë dua. Unë dua që njerëzit të bëjnë për mua aq sa bëj unë për to. Është shumë e lehtë të flasësh si opinionist por dua të them që une nga Beatrix nuk do tallem kurrë’’,- tha ai teksa nuk i mbajti dot as lotët.