Home LifeStyle Donaldi krijon versionin e ri të këngës së Semit: Ti një ditë...

Donaldi krijon versionin e ri të këngës së Semit: Ti një ditë ke me u martu me mu dhe në dasmë…

Në puntatën e djeshme të emisionin “Më lër të flas” në Top Channel, ishte e ftuar Semi Jaupaj, e cila tregoi mjaft detaje që publiku ishte kurioz që t’i dinte.

Këngëtarja e njohur tregoi se ishte ajo që i shkroi e para aktorit të humorit, Donald Veshaj, pasi kishte dëgjuar se nuk ishte mirë.

Ndërsa kur u pyet nëse kënga “Mos u kthe” ishte dedikim për Donaldin, ajo e pranoi se Ylli ishte frymëzuar nga historia e shoqes së saj të ngushtë dhe bëmat e Veshajt në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

“Ylli Limani më shkruajti pas daljes një mesazh dhe i kërkova të më bënte një këngë. Isha me Borën. Duke qenë se ti ishe në BBV dhe kishim dëgjuar për bëmat e tua. Filluam të flasim për ndjesitë e shoqes sime të ngushtë dhe bëmat e tua. Ylli u frymëzua dhe doli kjo kënga. Është dedikim”, u shpreh Semi.

Nga ana tjetër, Donaldi kishte shkruar një tjetër version të këngës “Mos u kthe”, të cilën e këndoi së bashku me Jaupajn.

“Unë kam shkruar versionin tim”, tha Veshaj i cili më pas nisi të këndonte: “Nxirri krejt në tavolinë, krejt të mirat që m’i din, kurrgjo mrena mos të rrij. Emrin tim thuje sot, jepi ti bërtite fort, e di që më do më së shumti në botë. A e di si është me u zgju dhe me u gëzu që je këtu. E mos u nxeh, mos u mërzit për dy komente të këqija. Mos u nxeh se jam tu u munu me të sjell gjithë kujtimet. Para syve t’botës pashë, më të bukur nuk e di a ka, si mund të jesh me kaq fat. Emrin tënd do ta përmend do ta bëj tatoo aty ku më dhemb. A e di si është me u zgju dhe me u gëzu se je këtu. Ti një ditë ke me u martu me mua dhe në dasmë do këndojmë këtë këngën: A si qenka dashuria, se jemi dy nga labëria”.