Home Aktualitet VIDEO/Donald Trump flet për shqiptarët: Janë agresivë, mund të nisin Luftën e...

VIDEO/Donald Trump flet për shqiptarët: Janë agresivë, mund të nisin Luftën e Tretë Botërore

Donald Trump, i pyetur nga gazetari i Fox News se pse duhet të luftojë Amerika të mbrojë Malin e Zi ai është përgjigjur se ata janë një popull i fortë dhe luftarak. E teksa Trump po vazhdonte përgjigjen e pyetjes, gazetari ka ndërhyrë sërish duke përmendur edhe Shqipërinë, por Trump  nuk është ndalur. Ai është shprehur se këta janë popuj agresiv dhe mund të ndezin Luftën e Tretë Botërore.“Janë njerëz shumë të fortë dhe shumë agresivë. Ata mund të nevrikosen dhe Urime! Jemi në Luftën e Tretë Botërore”.Kështu u shpreh presidenti amerikan Donald Trump, në një emision të dhënë për gazetarin Tucker Carlson, në Fox News, një ditë më parë.Trump i komentoi si mjaft të suksesshme këto dy takime, duke theksuar se vetëm falë këmbënguljes së tij, tashmë të gjithë vendett anëtare po kontribuojnë më shumë për NATO-n dhe se organizata tashmë ka rreth 44 miliardë dollarë më shumë në buxhet.